Category: Politikë

  • Progres-raporti, Rama: Vlerësuan shpejtësinë rekord të Shqipërisë në proces, 5 grup-kapituj u hapën në 11 muaj

    Progres-raporti, Rama: Vlerësuan shpejtësinë rekord të Shqipërisë në proces, 5 grup-kapituj u hapën në 11 muaj

    Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podcastit “Flasim”, u ndal në ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke e cilësuar atë si “përparim të pashembullt”. 
    “Shqipëria ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm në procesin e integrimit, duke hapur 5 grupkapituj në vetëm 11 muaj. Shpresojmë që deri në fund të vitit të hapim edhe grupkapitullin e fundit”, tha Rama. 
    Kryeministri kujtoi gjithashtu skepticizmin që kishte hasur më herët kur kishte deklaruar se negociatat e anëtarësimit do të mbyllen deri në vitin 2027. 
    “Disa e përçmonin atë që unë thosha se në 2027 do mbyllim negociatat, duke më thënë se kjo është shpikje dhe s’ka lidhje me BE. Por progres-raporti e vërteton të kundërtën,” u shpreh Rama. 
    “Progres raporti i BE ka vlerësuar me superlativa përparimin e pashembullt i Shqipërisë në Procesin e integrimit, në hapjen e 5 grukpapitujve në vetëm 11 muaj.Shpresojmë që deri në fund të vitit të hapim dhe grupkapitullin e funditDuke kujtuar se si disa e përçmonin atë që unë thosha se në 2027 do mbyllim negociata duke më thënë se kjo është shpikje dhe s’ka lidhje me BE, progres raporti vërteton të kundërtën”, tha ai. 

  • “Skandal dhe ngërç absurd”/ Vendimi i GJK për Veliajn, Rama: Kryeqyteti s’mund të lihet pa “kokë”, ka nevojë për të zgjedhurin e tij

    “Skandal dhe ngërç absurd”/ Vendimi i GJK për Veliajn, Rama: Kryeqyteti s’mund të lihet pa “kokë”, ka nevojë për të zgjedhurin e tij

    Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e radhës të podcastit “Flasim”, ku u ndal edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj.
    “Ka disa rrjedhime logjike nga ky vendim që dua ti ri nënvizoj, pasi e kam shprehur. Siç duket dhe nuk është hera e parë, unë nuk i paskam kapur të tëra pushtetet, është gjë e mirë që duhet ta pranoj dhe ata që e kundërshtojnë jo mbi të vërtetat, por mbi të pavërtetat. Tirana nuk do ketë zgjedhje deri në 2027 dhe kushtetuesja mendon se kryebashkiaku s’mund të largohet veçse me zgjedhje këtu jemi përballë një disproporcioni të dyfishtë, të mbajtjes së tij në qeli në dëm të të drejtave kushtetuese si person dhe si i zgjedhur për të drejtuar qytetarin, pro edhe disproporcion në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit. 
    E vërteta është e thjeshtë, Tirana duhet drejtuar, Tirana nuk mund të jetë një trup pa kokë, kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurin e vet mbi krye. Kështu që kush ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, duhet të kujtohet se përtej teorive të konspiracioneve, kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim për vite me radhë. Ky është një skandal, skandal për të cilin qytetarët e Tiranës paguajnë një kosto”, tha Rama. 
     

  • LIVE- Zgjedhjet e 9 Nëntorit/ Rama në Podcastin “Flasim”, të ftuar kandidatët e PS për 5 bashkitë

    LIVE- Zgjedhjet e 9 Nëntorit/ Rama në Podcastin “Flasim”, të ftuar kandidatët e PS për 5 bashkitë

    Kryeministri Edi Rama ka ftuar në podcastin “Flasim” kandidatët socialistë në pesë bashkitë që shkojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të dielën. Brunilda Mersini kandidon në Vlorë, Gramoz Sako në Tepelenë, Ervin Ceca në Berat ndërsa Florenc Doka në Cërrik, dhe Altin Bojni në Mat. 
    “Pasi nesër është heshtja zgjedhore dhe të dielën janë zgjedhjet. Këtu me mua është Bruna Mersini, ka ardhur e veshur me të zeza për të qenë në harmoni me dekorin,    Gramos Sako, Ervin Cece, Altin Bojni dhe Florenc Doka.”, tha Rama. 

  • Rama: Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit

    Rama: Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit

    Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, përsëriti sërish rritjen e pensioneve në bazë bonusi mujor. 
    “Ky do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve, përveç se do të marrin këtë dhjetor bonusin e plotë, nga janari do të kenë rritje më të shtrirë muaj për muaj bazuar mbi logjikën e bonusit përmbi indeksimin e përvitshëmn. Ky moment do të vazhdojë vit pas viti dhe pensioni do të rritet duke shkuar dhe përputhur me objektivat ambicioze të vendosura dhe të shpallura gjatë fushatës elektorale. Konkretisht, pensioni urban me vitet e plota të punës do të shkojë 40 mijë lekë të reja nga 27 350 sot. I pjesshëm mesatarisht në 22 mijë lekë të reja nga 15 850. Rurali në 18 mijë lekë të reja nga 11 500 sot. Familjari 18 mijë në 14 sot. I invadilitetit në 30 mijë nga 20 sot. Për të qenë konkert sa i përket vitit që vjen, nga janari 2026, pensionet do rriten cdo muaj si vijon. Këtu nuk hyn indeksimi vjetor. Urbani në vitet e plota të punës do të rritet me 1800 lekë të reja, urbani i pjesshëm me 800 lekë të reja, rurali me 1 mijë lekë…Në vitet në vijim projeksioni financiar dhe i dakordësuar në të gjithë procesin e buxhetimi do të jetë me shifra të dyfishuara për secilë në 2027, të trefishuara në 2028 dhe të pesë fishuara në 2030. Vlera e zotuar do të jetë e realizuar në respekt të 83 mandateve që na janë dhënë pikërisht duke besuar se ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi.”, tha Rama. 
    Sa i përket rritjes së pagës minimale tha: 
    “Rritja e pagës minimale në 500 euro, do të thotë me ligj askush nuk do të ketë pagë më të ulët se kaq në Republikën e Shqipërisë, s’do jetë rritja e fundit, gjatë mandatit të katërt paga minimale do të arrijë siç e kemi premtuar në 700 euro. Qeveria do të subvencionojë me 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat që do të kenë pagë minimale 500 euro. Rritja  e re të pagave e përshkruan buxhetin për 10 600 punonjës shërbimi që do të përfitojnë nga rritja e pagës me 10 mijë lekë të rinj muaj, për specialistë do jetë 5 mijë lekë të reja në muaj, për mësuesit 3 mijë lekë më shumë në muaj. Përveç indeksimit vjetor, për herë të parë për të gjithë punonjësit në sektorin publik do të futet praktika e indeksimit të pagës në bazë të inflacionit.” 

  • Miratimi i projektligjit për barazinë gjinore, Berisha: Votuan kundër familjes

    Miratimi i projektligjit për barazinë gjinore, Berisha: Votuan kundër familjes

    Miratimi i projektligjit për barazinë gjinore, Berisha: Votuan kundër familjes
    Pas miratimit në Kuvend të projektligjit “Për barazinë gjinore”, kreu i PD-së, Sali Berisha reagoi me tone të forta, duke e cilësuar ligjin si një akt që, sipas tij, “ndikon në familjen shqiptare dhe rendin kushtetues të vendit”.
    Berisha akuzoi mazhorancën se po përdor këtë ligj për të “mbuluar skandalet e korrupsionit”. Ai theksoi se askush nuk mund ta censurojë dhe kritikoi ata që sipas tij kanë kërkuar të përdorin censurën si zgjidhje.
    Ish-kryeministri gjithashtu shprehu shqetësimin se ligji i ri “çmon eksperimentim me shoqërinë shqiptare” dhe se koncepti i “përkatësisë së shumëfishtë gjinore” nuk është në përputhje me Kushtetutën, e cila sipas
    Berisha: Votuan kundër familjes, gjinisë. E vendosën pa debat, të tmerruar nga vota e tyre dhe qëndrimi i tyre.
    Faktikisht, parlamenti është thjesht formal, sepse s’po respektohet asnjë nga rregullat bazë të tij. Ishte një moment ky për të debatuar gjerësisht për një ligj që i hap rrugën instalimit të ideologjisë post-marksiste, ideologjia më e rrezikshme e kohës.
    Por tani fjalën do ta kenë qytetarët shqiptarë. Partia Demokratike është e përcaktuar absolutisht kundër çdo forme diskriminimi gjinor dhe ka votuar një ligj ndër më të mirët që ekziston.
    Kurse, ligji i sotëm është një ligj që përmbys rendin juridik të Shqipërisë, kushtetutën e vendit në një seri nenesh, kodet e vendit që përbëjnë bazën e sistemit juridik, dhe ligje të tjera.
    Me akte të tilla, Edi Rama kërkon të blejë kohë dhe influenca, por kohërat do t’i ketë të shkurtra.
    Faleminderit.

  • SHBA/ Gjykata Supreme i jep të drejtë Trump: Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër!

    SHBA/ Gjykata Supreme i jep të drejtë Trump: Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Një ditë ndarëse mes së djathtës dhe së majtës në Shqipëri

    Një ditë ndarëse mes së djathtës dhe së majtës në Shqipëri

    Nga Franc Nuri 

    6 nëntor 2025 – Një ditë ndarëse mes së djathtës dhe së majtës në ShqipëriRespekt dhe mirënjohje për betejën e sotme në Kuvend dhe për votën KUNDËR të deputetëve të Partisë Demokratike dhe gjithë Opozitës!
    Pas shumë vitesh paqartësie ideologjike, ku e majta dhe e djathta flisnin thuajse me të njëjtën gjuhë, për integrim, për pronën private dhe kapitalizmin, sot, më 6 nëntor 2025, u bë ndarja e qartë ideologjike mes dy kampeve politike në Shqipëri!Me votën për një ligj që njeh zyrtarisht “gjini” të tjera përveç dy gjinive biologjike (burrë dhe grua) pas një dekade shpopullimi, largimi të rinisë, dhe vendosjes së mijëra emigrantëve nga vende të treta, e majta shqiptare e mori kthesën finale të rrugës së saj ideologjike: rrugën e antivlerave, dekadencës dhe të kopjimit servil të problemeve të huaja që nuk janë të shoqërisë sonë.Në vend të familjes tradicionale shqiptare, e majta përpiqet të na serviri me Ligj, modele të huaja dhe të degjeneruara, “prind 1” dhe “prind 2”, dhe së shpejti ndoshta edhe martesat e së njëjtës gjini. Dhe si gjithmonë, kjo ndodh sepse ajo që kërkon “pronari” Alex Soros, e zbaton qeveria e majtë në Tiranë.Por sot, me votimin e ligjit famëkeq të gjoja « barazisë » midis pluri-gjinive, të paktën ndarja ideologjike u bë e qartë!E djathta është e vetmja shpresë për një komb të fortë, për një shoqëri konservatore dhe të shëndoshë, pro familjes tradicionale, pro vlerave dhe rrënjëve tona.Ne besojmë në familjen me një baba dhe një nënë, në edukimin e fëmijëve me dashuri, përgjegjësi dhe traditë, ashtu siç jemi rritur brez pas brezi në këtë vend.[🇦🇱] Shqipëria nuk është Indonezia, Tailanda dhe as Brazili, as skenë eksperimentesh ideologjike. Shqipëria është tokë e kombit, e familjes, e fesë dhe e dinjitetit.Kush beson në këto vlera, duhet sot më shumë se kurrë të qëndrojë me Partinë Demokratike dhe të distancohet nga e majta sorosiane dhe ideologjia e saj e shkatërrimit moral që quhet “WOKE”.

  • “PD-PS gënjejnë për shpenzimet në zgjedhje”, Spahiu: Vetëm 1 deputet ka hedhur 2 mln euro

    “PD-PS gënjejnë për shpenzimet në zgjedhje”, Spahiu: Vetëm 1 deputet ka hedhur 2 mln euro

    Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se shifrat që partitë kanë raportuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në raportin financiar për zgjedhjet e 11 majit, ku PS 1.86 milionë euro dhe PD 2.3 milionë euro nuk janë reale.
    Në një lidhje skype, teksa i ka cilësuar shifrat si qesharake, Spahiu tha se aq sa kanë raportuar partitë i ka shpenzuar vetëm një deputet.
    “Nëse ka një mashtrim politikë dhe moral më të madh që ndodh gjatë 2025 është deklarata financiare e partive të mëdha. 2 mln është shifër qesharake sa vetëm raki dhe bërxolla që ata konsumojnë gjatë fushatës është më e lartë. Ka deputet që kanë shpenzuar 2 mln euro dhe kjo ka sjellë pabarazi që një kandidatë me pamundësi financiare sot janë jashtë parlamentit. Këta e kanë ngritur në sistem korrupsionin dhe krimin zgjedhor dhe financimin e partive politike”, tha ai.
    Spahiu tha se PD ende nuk ka dorëzuar në KQZ kontratën që ka bërë me ‘Continental Strategy’ gjatë fushatës së 11 majit.

  • Të pa din e pa iman: një akt turpi në politikën shqiptare

    Të pa din e pa iman: një akt turpi në politikën shqiptare

    Parlamenti e kaloi projektligjin e diskutueshëm të barazisë gjinore, ku nga opozita u dëgjua më së shumti Berisha, ndaj së cilit pati një histeri reaguese nga mazhoranca për shkak të përshirjes prej tij të emrit të ambasadorit të BE-së në Shqipëri, një homo i deklaruar, Silvio Gonzato. Nuk e fyu aspak për shkak të devijimit të tij seksual, por i kujtoi se një ligj të tillë nuk mund t’ia impononte Shqipërisë.
    Nga ana tjetër, reagimi opozitar ishte infantil, gati inekzistent, veç votës politikisht kundër. Asnjë fjalim nga ata dhjetra deputetë të saj që të ishte një shuplakë e rëndë argumentuese mbi projektligjin në fjalë, për ta sfiduar atë në të gjithë termat e mundshëm.
    Kështu, politika shqiptare nënshkruan një tjetër akt turpi, si nga ata që e hartuan, e avokuan dhe e votuan, e si nga ata që shfaqën dobësi dhe paaftësi për të denoncuar arsyetueshëm të keqen e tij mes rreshtash.
    Se çfarë poshtërsie është “barazia gjinore” mjaft të shihet reagimi histerik ndaj Berishës. Asnjë fjalë fyese e tij ndaj Gonzatos, përkundrazi, një vetëpërmbajtje etike e pazakontë për tipologjinë politike të Berishës, e megjithatë ai edhe mund të përfundojë i ndëshkuar ligjërisht nëse mund të ngrihet padi ndaj tij në emër të ligjit të sapomiratuar. Ja, është propozuar përjashtimi 30 ditë e tij nga seancat. Për çfarë? Për cilën frazë diskriminuese? Për evidentimin e faktit se Gonzato ka zgjedhur të jetë homoseksual? Po këtë fak e ka bërë publik vetë ambasadori, madje duke u ndjerë krenar me zgjedhjet e tij devijante.
     

  • Rriten kostot e jetesës, largohen pensionistët e huaj nga Shqipëria

    Rriten kostot e jetesës, largohen pensionistët e huaj nga Shqipëria

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Rritja e kostove të jetesës në qiratë dhe çmimet e ushqimeve, te cilat tani janë mbi mesataren europianë po largojnë pensionistët e huaj që kishin zgjedhur vendin tonë për të jetuar. Sipas të dhënave të INSTAT grup-mosha mbi 60 vjeç përfaqëson një pjesë të rëndësishme te të huajve në vendin tonë. Vitin e kaluar 3007 persona në këtë grup-moshë ishin me leje qëndrimi në vendin tonë më rënie 15.5% në krahasim me vitin 2023.
    Ndonëse numri i përgjithshëm i të huajve me leje qëndrimi është rritur (nga 21,460 në 2023 në 21,940 vitin e kaluar), grup-mosha mbi 60 vjeç është tkurrur si në numër, ashtu edhe në përqindje.
    Ulja e këtij grupi lidhet me lëvizjen e pensionistëve të huaj drejt vendeve të tjera me kushte më të favorshme për qëndrime afatgjata ose me kosto më të ulët të jetesës.
    Të dhënat tregojnë se profili i migracionit drejt Shqipërisë po bëhet më aktiv dhe më i ri në moshë, me rënie të komponentit “rezidencë e përhershme pas pensionit”.
    Në grup-moshën deri në 19 vjeç, numri është rritur pak nga 1,891 në 2023 në 1,947 persona në 2024 persona çka përbën rreth 9% të totalit të emigrantëve në vendin tonë. Kjo kategori përfshin kryesisht fëmijë dhe të rinj që jetojnë në Shqipëri si pjesë e familjeve të huaja ose të prindërve që punojnë në vend. Pesha e qëndrueshme e këtij grupi tregon se flukset familjare nuk kanë ndryshuar ndjeshëm.
    Grup-mosha 20–29 vjeç është rritur më shumë se çdo kategori tjetër, nga 3,811 persona në 2023 në 4,356 persona në 2024, ose 14%, duke zënë 20% të totalit të personave të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri. Kjo tregon një zgjerim të ndjeshëm të prurjeve të të rinjve, apo punonjës sezonalë apo studentë që po e shohin Shqipërinë si destinacion për studime, punë etj.
    Në grup-moshën 30–39 vjeç vihet re gjithashtu një rritje e fortë vjetore me 11.7% me një numër total 5,395 persona në 2024. Kjo grup-moshë zuri 24% të totalit të emigrantëve. Kjo moshë përfaqëson kryesisht njerëz aktivë në tregun e punës, profesionistë që vendosen për periudha të mesme ose afatgjata për arsye ekonomike. Rritja e kësaj grupmoshe tregon se Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë të huaj në moshë pune, të cilët e shohin vendin si një hapësirë me mundësi punësimi ose investimi.
    Në kategorinë 40–49 vjeç, numri i të huajve arriti në 4,283 persona në 2024 me zgjerim 10%. Edhe kjo grup-moshë përfshin individë aktivë profesionalisht, shpesh me përvojë të konsiderueshme, që mund të punojnë në sektorë si ndërtimi, energjia apo shërbimet financiare. Grup-mosha 50–59 vjeç ka shënuar një rënie me 15%, çka tregon se të huajt e kësaj moshe nuk zgjedhin të qëndrojnë në Shqipëri, ndoshta për shkak të moshës afër daljes në pension./Monitor