Partia Demokratike denoncon përfshirjen e administratës së Bashkisë Cërrik si komisionerë të zgjedhjeve të pjesshme vendore. Deputeti i PD për qarkun Elbasan Tomor Alizoti, që mbështet kandidatin e pavarur Amarildo Hoxhën tregon me gjithçka është e vërtetuar me mera dhe mbiemra, duke bërë thirrje që të largojnë punonjësit e bashkisë nga komisioni i zgjedhjeve.
Administrata e Bashkisë së Cërrikut është pjesë e komisioneve të zgjedhjeve të pjesshme që do të zhvillohen në këtë qytet. Denoncimi është bërë nga deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti i cili ka deklaron se 30 anëtarë të komisioneve të zgjedhjes në Cërrik janë punonjës të Bashkisë, e cila më herët drejtohej nga partia socialiste.
Kandidati i pavarur për Bashkinë Cërrik, Amarildo Hoxha por i mbështetur nga Partia Demokratike, thotë se ligji ndalon rreptësisht që punonjësit e bashkisë të jenë pjesë e komisioneve zgjedhore për shkak të presionit që mund të ushtrojnë.
Në Cërrik, kryebashkiaku Andis Salla u bë ministër bujqësie. Prej atëherë bashkia drejtohet nga Florenc Doka dhe pikërisht këtë jurist PS e garon përballë dy emrave nga opozita. Mjeku Amarildo Hoxha garon i pavarur dhe mbështetet nga PD, ndërsa kriminologu i kthyer nga Italia, Eligert Hima garon nën logon e Shqipëria Bëhet.
Category: Politikë
-

Bashkia e Cërrikut në komisionin e zgjedhjeve, Alizoti: 30 punonjës pjesë e zgjedhjeve, intimidojnë zgjedhësit
-

Mërtiri/ Problemet e brendshme në PD e bëjnë Berishën të thërrasë protesta
Analisti Ergys Mërtiri ka deklaruar se protestat e parlajmëruara nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha janë thirrur në mënyrë që Berisha të heqë përgjegjësinë nga humbja e zgjedhjeve të fundit.
Mërtiri renditi disa arsye që Berisha ka bërë thirrje për protesta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Midis tyre ai specifikoi se vetë Berisha nuk ka bërë një analizë mbi humbjen e zgjedhjeve më 11 maj.
“Berisha është i detyruar të bëjë protesta për disa arsye. Është i detyruar të bëjë protesta pasi ka një humbje të thellë në 11 maj për të cilën akoma nuk ka bërë asnjë analizë, nuk ka dhënë asnjë shpjegim, nuk ka reaguar. Dhe nuk ka protestuar akoma.
Ai sulmoi Lulzim Bashën pasi e largoi kur ai nisi foltoren me idenë se vërtet ia vodhën zgjedhjet Lulzim Bashës, por Luzim Basha nuk bëri asgjë për t’i mbrojtur zgjedhjet dhe nuk bëri protesta pasi ia vodhën.
Ky tashmë ka kaluar muaj, janë gati 7 muaj dhe akoma nuk bërë protesta deri tani dhe është në kontradiktë me veten. Ndërkohë që demokratët mendojnë që ky është mjeshtri i protestave dhe ky premtoi se do ta rrëzonte Edi Ramën me protesta”, u shpreh Mërtiri.
Mërtiri shtoi se problemet e brendshme në Partinë Demokratike dhe mos llogaridhënia për humbjen në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare e shtyjnë Berishën të ndërmarrë aksionin e protestave.
“Në fakt protestat nuk po i bën për të rrëzuar Edi Ramën, por ka një arsye pse bëhen protestat në të tilla kushte kur ti e di që nuk e rrëzon dot kundërshtarin sepse ka një problem të brendshëm, të cilin ti duhet ta zgjidhësh.
Problemi i parë i brendshëm është që nuk ke dhënë llogari për zgjedhjet. Problemi mbetet aty. Në çdo dalje duket sikur i rëndon pikëpyetje se çfarë po bën për të mbrojtur votën e lirë.
Teksa e gjithë shoqëria thotë që ky duhet të mbajë përgjegjësi për humbjen në zgjedhje në Partinë Demokratike nuk thotë askush se ky duhet të mbajë përgjegjësi për humbjen, të gjithë thonë ky duhet të qëndrojë. Ka një kontradiktë të thellë”, shpjegoi Mërtiri. -

Shqipëria ‘plot’ me pesticide kontrabandë, AKU: Pikat e grumbullimit të sigurojnë dokumentacion të plotë për gjurmueshmërinë e produkteve
Pas një aksioni gati 3 javor të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për tregtimin e pesticideve në vendin tonë, janë vënë 9 gjoba, janë dhënë 33 paralajmërime, 5 subjekte u bllokuan, 2 licenca farmacish bujqësore u revokuan si dhe janë bllokuar gati 4 tonë pesticide, kontrabandë dhe të skaduara. Të paktën këto janë shifrat e publikuara prej datës 16 tetor e deri më tani nga AKU, në faqen zyrtare në rrjetet sociale.
Pas këtij ‘aksioni’ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se mblodhi në një takim grumbullues, eksportues, importues dhe fermerë, për të diskutuar mbi problematikat e punës së tyre.
“Fokusi i takimit ishte përdorimi i pesticideve të regjistruara dhe udhëzimi mbi praktikat e përdorimit të rregullt të tyre. Problematika kryesore mbetet përdorimi i pesticideve të palejuara nga fermerët dhe ku i sigurojnë ato. U theksua domosdoshmëria që pikat e grumbullimit të forcojnë kriteret dhe të sigurojnë dokumentacion të plotë për gjurmueshmërinë e produkteve, si edhe raport analizat përkatëse. Fokus i veçantë iu dha rolit të Farmacive Bujqësore dhe shpërndarësve të mëdhenj, të cilët duhet të tregtojnë vetëm pesticidet e autorizuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si edhe të udhëzojnë fermerët mbi përdorimin korrekt të tyre, sasitë dhe afatet e karencës, duke garantuar kështu sigurinë ushqimore”, thotë AKU në njoftim.
Tregu problematik i farmacive bujqësore, ku pesticidet që futeshin kontrabandë u shiteshin fermerëve u denoncua nga Report TV disa ditë përpara se AKU të vihej në lëvizje. Nga një hulumtim i Report TV i publikuar më 12 tetor 2025 rezultonte se ishin gjobitur 25 farmaci bujqësore për tregtim të paligjshëm pesticidesh, shitje produktesh të futura kontrabandë apo të skaduara.
Vetëm gjatë këtij viti 23 ngarkesa fruta-perime të kontaminuara me pesticide mbi normë janë identifikuar në doganat e Bashkimit Evropian. Problemi kryesor që po haset në bujqësinë shqiptare përtej përdorimit të pesticideve të palejuara është vjelja e produktit para se të kalojë afati i lejuar i përdorimit të pesticidit. Respektimi i ‘karencës’ ose i kohës që të mbarojë efekti i dëmshëm i pesticideve pasi është hedhur në produkt, është një nga kontrollet kryesore që bëhet, thotë AKU pasi produkti del jo i pastër. -

Kushtetuesja e riktheu në detyrë/ Avokatët e Veliajt: Fitore për shtetin e së drejtës
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj në detyrë, kanë reaguar avokatët e tij, konkretisht përfaqësuesit nga zyra ligjore “Kasowitz LLP”, me seli në Nju Jork, dhe “Mishcon de Reya LLP”, me seli në Londër, që përfaqësojnë kryetarin Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në reagim thuhet se ky vendim përbën një përparim të madh pas një beteje nëntëmujore ligjore dhe politike si dhe ‘riafirmon parimin themelor kushtetues se mandati i një zyrtari të zgjedhur nuk mund të ndërpritet pa respektuar procesin e rregullt ligjor’.
Deklarata e plotë
PRNeësëire – Të hënën, më 3 nëntor 2025, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Erion Veliajt dhe e rivendosi zyrtarisht atë në detyrën e Kryetarit të Bashkisë, duke ndaluar zgjedhjet e planifikuara dhe duke shënuar një moment kyç për qeverisjen demokratike në Shqipëri.
Ky vendim përbën një përparim të madh pas një beteje nëntëmujore ligjore dhe politike, e cila ka nisur me ndalimin e Veliajt dhe më pas, me shkarkimin e tij nga detyra. Gjykata vendosi se Këshilli Bashkiak kishte vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, kur kishte përdorur si arsye për shkarkimin e tij ndalimin e pavullnetshëm të Veliajt. Vendimi i Gjykatës riafirmon parimin themelor kushtetues se mandati i një zyrtari të zgjedhur nuk mund të ndërpritet pa respektuar procesin e rregullt ligjor.
Duke u paraqitur publikisht për herë të parë që pas arrestimit, Veliaj mbajti një fjalim emocional prej nëntë minutash përpara Gjykatës. “Kam pritur nëntë muaj për të folur për nëntë minuta”, e nisi ai, përpara se të theksonte natyrën pretekstuale të përpjekjes së shtetit për ta larguar nga detyra:
“Mund ta fusni një person në burg, por jo të vërtetën e tij. Dhe e vërteta është se mungesa ime nuk ka qenë një zgjedhje, por pasojë e një izolimi të imponuar nga shteti, përmes një vendimi joproporcional… i cili më ka privuar jo vetëm nga liria, por edhe nga qyteti im, përpara se të provohej çdo fajësi… A duam vallë të legjitimojmë idenë se çdo zyrtar i zgjedhur mund të hiqet nga detyra përmes një arrestimi të përkohshëm, pa një vendim fajësie, duke ia marrë njerëzve mandatin që ata vetë e kanë dhënë me votë të lirë?”
Veliaj dënoi gjithashtu procesin që i hoqi mandatin, duke vënë në dukje se “dy padrejtësi nuk prodhojnë drejtësi”. Ai u bëri thirrje anëtarëve të Gjykatës që “të mbrojmë bashkë demokracinë që po vihet në provë”.
Daniel Fetterman, nga Kasoëitz LLP, këshilltar ndërkombëtar i Kryebashkiakut Veliaj, deklaroi: “Ky është një triumf i jashtëzakonshëm për Erionin. Por jo vetëm për të. Është një fitore për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe një fitore për shtetin e së drejtës dhe demokracinë në mbarë botën.”
Vëzhguesit e shohin vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një gur kilometrik përcaktues në përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar angazhimin e saj ndaj shtetit të së drejtës, si dhe në betejën e Kryebashkiakut Veliaj për të vijuar t’u shërbejë qytetarëve të Tiranës dhe për ta shndërruar atë në një qytet të nivelit botëror dhe në një destinacion mikpritës evropian. -

Plagosi me armë një person, ekstradohet nga Britania pas 7 vitesh nipi i ish-deputetit të njohur
Mikel Hoxha, 33 vjeç, nipi i ish-deputetit të PDIU-së, Dritan Bici, është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Ai ishte dënuar më 13 dhjetor 2021 nga Gjykata e Apelit Durrës me 5 vjet burg për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ngjarja që çoi në dënimin e tij ndodhi më 6 qershor 2018 në qytetin e Gramshit, ku Hoxha plagosi me armë zjarri shtetasin Admir Haruni, përpara komisariatit të policisë. Plagosja ndodhi pas një debati të çastit dhe i shkaktoi viktimës lëndime serioze. Ekstradimi u krye falë bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester. Hoxha pritet të vuajë dënimin e tij në Shqipëri. -

Rama premton ndryshime në shëndetësi: 15 milion euro ekstra nga buxheti për pacientët me kancer
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të shtunë një lajm në lidhje me sëmundjen e kancer, duke thënë se do të jenë 15 milion euro ekstra në buxhetin e shtetit në shërbim të pacientëve të Onkologjikut.
“Duke u ndalur te lufta me kancerin dhe nevoja për barnat e shtrenjta që kërkon kjo luftë. Për herë të parë hapim një linjë financimi nga buxheti i shtetit vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 milion euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut. Shërbimi i rikonstruksionit të gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do të jepet i plotë dhe falas,” tha ai.
Rama tha se Ministrja e Shëndetësisë është shpallur ndër 100 gratë më influente në mjekësinë botërore për çështje në kancer dhe do të udhëheqë projektin kombëtar për ngritjen e Institutit Kombëtar të Tumoreve për Shqipërinë 2030, një institucion i ri ekselence që do t’i bashkohet rrjetit ndërkombëtar të instituteve që luftojnë me kancerin.
Po ashtu kryeministri Rama dha lajmin se do të ketë rritje të tjera page për punonjësit e shëndetësisë.
“4,600 mjekë, infermierë dhe farmacistë, si dhe 14,200 teknikë dhe laborantë do të përfitojnë një rritje të re pagash, që është një mesazh i qartë për gjeneratën e re të bluzave të bardha se në Shqipëri qendrohet dhe punohet me dinjitet. Shqipëria 2030 do të bëhet vendi ku ikja do të jetë thjesht zgjedhje individuale, jo imponim nga pamundësia për të qëndruar dhe punuar këtu,” tha Rama. -

Deklaratat e Berishës/ Avokati: Protesta është e “Nongrata-s” që t’i shpëtojë 21 janarit
Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar se protestat e thirrura nga ana e kryedemokratit Sali Berisha bëhen që ai t’i shpëtojë 21-Janarit.
“Tani çfarë do bëjnë protestat. Protestat do bëjnë atë që bëjnë gjithmonë. Është një film që e kemi parë, muaj për muaj, vit për vit. Kaq vjet me radhë e kemi parë dhe çfarë pamë nga protestat dhe pamë atë që u katandis kokoshi një thelë. Pse? Sepse ata që votojnë nuk vijnë protestë sepse e dinë që protesta është e Saliut. Protesta është e nongratës, protesta është për t’i shpëtuar 21 janarit Saliu”, tha Beqiri në RTSH1.
Ai vuri në dukje se Berisha i përdor protestat si instrument për t’i bërë presion drejtësisë dhe konkretisht SPAK-ut.
Sipas Beqirit, familja e Berishës mbahet pas protestave se “nuk i ka ngelur gjë tjetër se për rrjedhojë ata që janë anëtarë të Partisë Demokratike, zërat e mirë o japin dorëheqjen, siç kanë dalë zëra plot që thonë; po ky do ikë apo nuk do ikë?!”
“Protesta është që Saliu t’i bëjë presion drejtësisë e SPAK-ut e të tjera për korrupsionin e lartë që rrezikon periudhën 12-vjetore sepse po mbaron gjyqi e të tjera me radhë. Kështu që ata e dinë se këto janë protesta që i bën familja e Berishës. Dhe familja e Berishës mbahet pas protestave se nuk i ka ngelur gjë tjetër se për rrjedhojë ata që janë anëtarë të Partisë Demokratike, zërat e mirë o japin dorëheqjen, siç kanë dalë zëra plot që thonë; po ky do ikë apo nuk do ikë?!”, deklaroi Beqiri. -

“Vendimi i kushtetueses, fitore e Veliajt”, flet këshilltari ndërkombëtar i kryebashkiakut të Tiranës
Këshilltari ndërkombëtar i Erion Veliajt e cilësoi fitoren e tij në Gjykatën Kushtetuese një moment kyç për qeverisjen demokratike në Shqipëri.“Ky është një triumf i jashtëzakonshëm për Erionin, por jo vetëm për të. Është një fitore për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe një fitore për shtetin e së drejtës dhe demokracinë”, thot Daniel Fetterman.
Duke risjellë në vëmendje fjalimin e Veliajt se kishte pritur 9 muaj për 9 minuta, Daniel Fetterman thotë se vendimi përbën përparim për shtetin e së drejtës.
“Vendimi i Gjykatës riafirmon parimin themelor kushtetues se mandati i një zyrtari të zgjedhur nuk mund të ndërpritet pa respektuar procesin e rregullt ligjor.”Vëzhguesit e shohin vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një gur kilometrik përcaktues në përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar angazhimin e saj ndaj shtetit të së drejtës, si dhe në betejën e kryebashkiakut Veliaj për të vijuar t’u shërbejë qytetarëve të Tiranës dhe për ta shndërruar atë në një qytet të nivelit botëror dhe në një destinacion mikpritës evropian.
Të hënën e 3 nëntorit, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe të qeverisë për shkarkimin e Veliajt. Ky i fundit e kishte goditur vendimin në Kushtetuese duke e konsideruar të paligjshëm largimin nga detyra. Tashmë, në krye të Bashkisë së kryeqytetit, zyrtarisht qëndron Erion Veliaj, i burgosur prej 10 shkurtit të këtij viti për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në bashkëpunim me gruan e tij dhe disa biznesmenë.
/vizionplus.tv

