Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është thirrur për t’u paraqitur të premten në SPAK për dosjen “21 Janari”.
Sipas informacionit të raportuar nga gazetarja Klodiana Lala, Berisha është thirrur në cilësinë e personit në dijeni.
Berisha ka mbajtur postin e kryeministrit gjatë demonstratës së 21 janarit 2011, kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
Më herët për 21 Janarin u paraqit në SPAK Lulzim Basha, i cili ishte Ministri i Brendshëm në detyrë në 21 janar 2011.
Category: Politikë
-

Dosja “21 Janari”/ Berisha thirret në SPAK (Fletëthirrja)
-

VIDEO-Plas sherri në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec/ Grushte e shkelma pas..
Një situatë e tensionuar është regjistruar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, pas miratimit të pikës së gjashtë të rendit të ditës që parashikonte “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë që mund të jepen me qira”.
Pas debateve të shumta mes këshilltarëve, vendimi u miratua me 20 vota pro, por menjëherë pas kësaj në sallë shpërthyen tensionet.
Situata degjeneroi në përplasje fizike, ku sipas dëshmitarëve, këshilltari Ëngjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të zonës së Çërravës.
Ngjarja ka shkaktuar kaos të përkohshëm në sallën e mbledhjeve, ndërsa ndërhyrja e pjesëmarrësve të tjerë ka shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
-

Ofendimet ndaj Ambasadorit Gonzato, Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përjashtohet me 10 ditë nga Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë.
Kujtojmë se Partia Socialiste kërkoi ndëshkimin e kryedemokratit me 10, 30 ose 60 ditë nga punimet e Kuvendit, pasi sipas tyre ai fyeu ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.
“Ne respektojmë orientimin seksual të të gjithëve. Përpjekjet tuaja për t’i imponuar standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare, edhe në statusin tënd, ti je binar”, ishte deklarata që bëri Berisha.
Përfaqësues të mazhorancës argumentuan se deklaratat publike të tij ishin fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj diplomatit evropian, duke cenuar jo vetëm dinjitetin personal të tij, por edhe imazhin e institucionit të Kuvendit.
Në një deklaratë, Berisha është shprehur se i kërkon falje ambasadorit Gonzato nëse deklaratat e tij i ka konsideruar fyerje, por theksoi se nuk ishte ai qëllimi i tij. -

“Kryebashkiakët e zgjedhur janë legjitimë”, Celibashi: Mund ta përdorim Inteligjencën Artificiale gjerësisht në proceset zgjedhore
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat pas përfundimit të numërimit të fletëve të votimit në pesë bashkitë ku u mbajtën zgjedhje, u ndal te përdorimi i AI në numërimin e votave në Tepelenë, ku tha se rezultoi me sukses.
Celibashi: Në Tepelenë testuam përdorimin e AI në numërimin dhe vlerësimin e votave. Kjo mënyrë e numërimit asesi nuk kishte për qëllim të zëvendësonte mënyrën manuale që përcakton Kodi Zgjedhor. Përdorimi i AI ishte test teknik, nëpërmjet të cilit ne si KQZ donim të shihnim sesa e dobishme mund të jetë në të ardhmen përdorimi i kësaj risie. Së paku përdorimin e AI në numërim e kemi parë si mjet të përshtatshëm për kntrollin e profesionalizmit dhe ndershmërisë të numëruesve dhe komisonerëve, testi i kryer dje ishte i suksesshëm, dhe përmbushi të gjitha pritshmëritë e KQZ.
Kryekomisioneri shoti se në të ardhmen përdorimi i Inteligjencës Artificiale mund të përdoret gjerësisht në proceset zgjedhore.Celibashi: Inteligjenca Artificiale në rastin e zgjedhjeve mund të përdoret në shumë aspekte të procesit zgjedhor. Ne e pamë të dobishme ta përdornim gjatë procesit të numërimit. Në këtë rast përdorimi i AI nuk shmang komisionerët apo numëruesit sepse duhet të jetë dikush që shfaq fletët e fotimit para një kamere. Pamjet analizohen përmes një programi kompjuterik që përdor inteligjencën artificiale. Sa kohë që Inteligjenca Artificiale mund të përdoret në shumë aspekte të jetës globale nuk ka asnjë arsye pse mos të përdoret edhe në proceset zgjedhore. E bëmë këtë test as të nxitur dhe as të frymëzuar nga praktika të të tretëve të tjerë, por është momenti e ka sjellë zhvillimi global si mundësi për ta përdorur këtë risi dhe s’ka asnjë arsye pse ne të kishim drojë për ta testuar. Ne besojmë që ia vlente dhe besojmë se do t’ia vlejë në të ardhmen.
Sa i përket pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje, Celibashi tha kjo nuk e bën procesin zgjedhor jo legjitim.
Celibashi: Ata që janë zgjedhur kryetarë bashkie kanë legjitimitet të plotë. Rezultati është legjitim. Për gjykimin tim, unë i përkas grupit të atyre personave që angazhohen me procesin zgjedhore që nuk është domosdoshmëri që të ketë një kufi të pjesëmarrjes për t’i konsideruar zgjedhjet të vlefshme. -

Hetimet për 21 janarin, SPAK thërret Berishën (DATA)
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është thirrur në SPAK lidhur me hetimet për 21 janarin.
Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se Berisha është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme të premten në orën 10:00.
Më herët, më 30 tetor në SPAK u paraqit ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili për mediat tha se ishte thirrur nga Struktura e Posaçe si person në dijeni për të dëshmuar lidhur me ngjarjen e 21 Janarit, ku u vranë 4 protestues.Më 21 Janar të vitit 2011, Lulzim Basha ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm. Në korrik të vitit të kaluar SPAK njoftoi se kishte regjistruar zyrtarisht procedimin penal për vrasjen e katër protestuesve, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.
Sipas njoftimit të SPAK, janë regjistruar hetimet për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim”, “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim, dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në bashkëpunim.
Hetimi ka për qëllim të zbardhë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha. Vendimi i Gjykatës së Lartë ka theksuar detyrimin e SPAK për të hetuar përgjegjësitë e Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ndrea Prendit dhe të tjerëve lidhur me vrasjen e katër personave të pafajshëm në bulevard, ngjarje për të cilën deri më tani nuk është verifikuar roli i drejtuesve shtetërorë./vizionplus.tv -

Berisha: Nuk do pajtohemi me dhunimin e të drejtave të opozitës në parlament. Do u japim përgjigjen që meritojnë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se nuk do të pranojnë kurrë dhunimin e të drejtave të opozitës në parlament dhe se do t’u japin një përgjigje të merituar atyre që po i cenojnë këto të drejta.
Berisha theksoi se opozita është e vendosur të qëndrojë e bashkuar dhe të vazhdojë përfaqësimin në institucionet ligjvënëse, pavarësisht pengesave dhe bllokimeve të kryeministrit Edi Rama dhe të bashkëpunëtorëve të tij, të cilët sipas Berishës, po përdorin mekanizma të padrejtë për të minuar rolin e opozitës.
Deklarata e plotë”
Natyrisht, me të drejtat e opozitës, ne nuk mund të pajtohemi kurrë me këtë dhunim që u bëhet.
Prandaj, mendoj që sot të diskutojmë për një përgjigje të merituar.
Nuk duan parlament ata, por ne nuk bëhemi kurrë vegla të tyre.
Ne lamë çdo gjë, shkojmë në parlament.
Ju shkoni çdo ditë në komisione, dhe shkojmë aty, dhe ai e mbyll dyqanin aty. Merr mesazhin, mbylle i thotë Edi Rama, e mbyll ai.
Nuk është e Taulantit ajo, Taulanti është vetëm përcjellës. Se Taulanti është njeriu më i keqpërdorur në Shqipëri.
Por ky është kapitull tjetër.
Është Edi Rama ai që i bën të gjitha këto. -

Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre, Balla është njeriu më i keqpërdorur
Në mbledhjen e grupit Sali Berisha komentoi mbylljen e seancave plenare pa diskutime, duke akuzuar Taulant Ballën se e merr urdhrin nga Rama. Berisha tha se nuk do bëhen vegla të tyre, ndërsa Ballën e quajti si njeriun më të keqpërdorur.
“Ne nuk bëhemi kurrë vegla të tyre, ne lëmë çdo gjë, shkojmë në kuvend, ju shkoni çdo ditë në komisione dhe aty mbyll dyqanin ai, merr mesazhin nga Rama, e mbyll ai. Nuk është e taulantit ajo, Taulanti vetëm përcjell, është njeriu më i keqpërdorur në Shqipëri. Është Rama ai që i bën të gjitha këto”, tha Berisha. -

Vonesat në numërim, Celibashi thirrje partive politike dhe Kuvendit: Të gjejmë zgjidhje të tjera
Vendoret e pjesshme në Shqipëri ditën e djeshme u zhvilluan paralelisht me ato në Kosovë. Kosova e mbylli procesin e votimit një orë më vonë, por rezultati përfundimtar për 18 komuna, doli në kohë rekord, krahasuar me 5 bashkitë në Shqipëri që u zhvilluan zgjedhjet.
Referuar kësaj pakënaqësie të shprehur prej vitesh tashmë në vend sa herë që ka zgjedhje, kryekomisioneri Celibashi tha se për aq kohë sa protokolli nuk ndryshon, që ka vendi i numërimit, apo vetë procesi i numërimit dhe përdorimi apo jo i pajisjeve elektronike, rezultati gjithmonë do të dalë 1 ose 2 ditë me vonesë.
Ilirjan Celibashi tha se kjo është në dorë të Kuvendit dhe se ligjvënësit duhet të hartojnë ligjin e ri elektoral brenda vitit 2026 ose në zgjedhjet e ardhshme do të kemi po të njëjtin rezultat nga ana e KQZ.
“Nëse nuk ndryshojmë këtë mënyrë të numërimit dhe vlerësimit të fletëve, të gjithë këtë protokoll. Këtë situatë do të kemi. Ne reuzltain do ta kemi të nesërmen apo pas 2-3 ditësh. Ose duhet të kthejmë numërimin në QV ose duhet të dakordësohemi për përdorimin e pajisjeve elektronike. Ose do të ngeli kjo mënyrë do të gjejmë zgjidhje të tjera. Sot rezulton që nuk na prodhon dobi. Harxhojmë kohë para, procesi nuk ka duket i sigurtë. Kjo çështje është e parive politike dhe të Kuvendit. I kemi përcjellë propozimet tona. Ngelet në dorë të tyre për ta vlerësuar. Kjo mënyrë pak justifikon qëllimet që në fund të fundit ekzistojnë në rastin e numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit.
Janë shumë aspekte që në reformën e ardhshme zgjedhore të shikohen. Brenda 2026 do të ishte mirë që të kishte ligj të ri zgjedhor. Nëse jonë zgjedhjet e ardhshme do të kemi po të njëjtën situatë”, tha Celibashi. -

“PD në rënie të lirë”/ Fitore e thellë në 5 bashki, reagon analisti:Berisha zgjodhi rrugë hileqare për të fshehur kokën
Analisti Roland Bejko në një intervistë televizive tha se në zgjedhjet e zhvilluara në pesë bashki të dielën, PD ka pasur rezultatin më të keq që nga ’97. Bejko nënvizoi se opozita nuk frymëzon më dhe se demokratët janë të lodhur me gënjeshtra dhe me mashtrime.
“Nuk e mendoja se do të dilte më poshtë se viti më i keq në historinë e saj që ishte ’97. Të gjithë ata që thonë se nuk humbi PD, por kandidatët e pavarur e kanë gabim. Mos mendoni se PD ka një organizim kushedi çfarë që të përballojnë zgjedhjet. Atje ku kanë pasur mbështetës kanë bërë sa të mundur por janë të lodhur po shkojnë drejt vitit të 16 në opozitë. Dhe janë të pamotivuar dhe po fsheh kokën si struci”, tha ai.
Më tej theksoi se deputetët nuk marrin guximin që të organizohen në bazë, ndërsa shtoi se Partia Demokratike është në rënie të lirë. Bejko u shpreh se halli vetëm i Sali Berishës ishte të mbronte familjen e tij dhe sipas tij të gjithë e kanë kuptuar se është vetëm për hallet e veta personale.
“Berisha ka deklaruar që nuk ketë bojkot zgjedhjesh ai zgjodhi këtë rrugë hileqare për të fshehur kokën në rërë dhe për të lënë trupin jashtë. Në vend që të organizojnë partinë merren me fjalë. Nëse do të kishte një drejtues të përgjegjshëm, por jo ai del edhe flet për çdo gjë por vetëm për rezultatin e zgjedhjeve jo. Tregon një hipokrizi politike që karakterizon lidershipin e PD.
Nuk të vjen kush nga mbrapa duke gënjyer…PD është në rënie të lirë për sa kohë të jetë Berisha. Shikon deputetët që nuk marrin guximin të shkojnë në bazë të organizojnë demokratët për protesta, sepse nuk u vjen më kush. Një pjesë e mirë e demokratëve kanë votuar për kandidatët socialistë. Hallet e veta Berisha i ka zgjidhur. Përfliten shuma të mëdha të aferave…”, tha ai.
Bejko nuk i kurseu kritikat edhe për partitë e vogla duke thënë se “humbën fytyrën e tyre” dhe se sipas tij po të ishin në garë me identitetin e tyre do të vendosnin të paktën një “gurë themeli” për ecurinë në vijim.
“Të bëhesh kryetar bashkie me minimumin historik të votave është e turpshme. Nuk ka legjitimitet moral. Partitë e vogla që dolën me bujë të madhe nuk ishin as ata gjëkundi. Po të ishin në garë me identitetin e tyre nuk do fitonin por do të vendosnin gurë të fortë themeli për nesër. Por mua më tremb fakti se pluralizmi nuk do të jetë funksional në Shqipëri dhe se nuk do ta ndihmojë demokracinë. Tashmë do jemi në një sistem pluralist dominues, kemi një parti që fiton gjithmonë për dobësi të opozitës dhe kemi një parti tjetër të zënë peng. Saliu e ka bërë opozitën vasale të qeverisë”, tha mes të tjerash Bejko.
