Incidenti në Lezhë/ Policia: I riu i rrezikoi jetën, efektivi qëlloi me armë gomën e mjetit! AMP nis hetimin
Drejtonte automjetin me leje drejtimi të hequr, si dhe tentoi të largohej me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale, drejtuesi i automjetit u neutralizua pa pasoja. Rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur “Gajush”, shërbimet e Njësisë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe […]
“Siguria është pasaporta jonë”, Drejtori i Policisë tregon masat e marra për sezonin turistik
Policia ka prezantuar masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Nga Saranda ku prezantoi këto masa, Ilir Proda kreu i policisë së shtetit deklaroi se siguria nuk do të negociohet. Uniformat blu do të kenë një vëmendje më të shtuar mbi hapësirat publike dhe jo vetëm, në plazhe. “Siguria është “pasaporta jonë” për qytetarët, […]
U përfshi nga flakët, shkrumbohet plotësisht banesa në Shëngjin
Një banesë u përfshi nga flakët e zjarrit mesditën e kësaj të shtunë në qytetin bregdetar të Shëngjinit. Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar të gjitha orenditë shtëpiake të banesës së familjes së Qemal Gurit, ndërsa asnjë nga familjarët nuk ka qenë brenda në banesë në momentin e rënies së zjarrit. E afërmja e familjes tregon […]
SPAK sekuestron pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro në Durrës, ja kujt i përkasin
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasi me vlerë rreth 12 milion euro të Ervin Zeqirit, Juxhin Drazhit dhe një personi tjetër, të hetuar si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Sekuestrimi i pasurive vjen rreth 1 muaj e gjysmë pasi SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane lëshuan urdhër arreste […]
Sekuestrimi i 12 mln euro pasuri të Ervin Zeqirit dhe Juxhin Drazhit, dalin pamjet nga resorti luksoz që Prokuroria e Posaçme i “vuri drynin”
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 12 milionë euro pasur në pronësi të Ervin Zeqirit, Juxhin Drazhit dhe familjarëve të tyre. News24 ka siguruar pamjet nga një resort luksoz, pjesë e pasurive të sekuestruara nga SPAK. Në pamje shihet se resorti ka pishina dhe disa ambiente bari te brendshme dhe të jashtme.
Program i ri për strehimin social, 1253 familje nga shtresat në nevojë përfitojnë rikonstruksion të plotë të banesës
1253 familje në 35 bashki të vendit do të përfitojnë një rikonstruksion të plotë të banesës së tyre, si pjesë e programit për strehimit. Ministria e ekonomisë ka publikuar emrat e përfituesve të cilët janë miratuar me vendim të këshillit bashkiak. Bëhet fjalë për familje që trajtohen me ndihmë ekonomike, invalid, pjesë e komunitetit rom, […]
SPAK i sekuestron 21 pasuri Visit të Pojës
Elvis Doci, i njohur me nofkën “Visi i Pojes,” është përfshirë në një hetim të gjerë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe autoritetet ndërkombëtare për lidhje me një grup të strukturuar kriminal që merret me trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash. Në kuadër të këtij hetimi, janë regjistruar […]
Tenton të grabisë 1500 m2 tokë në Qeparo, 65-vjeçari ‘shpik’ gjyq për pronën! Falsifikoi edhe vulën e gjykatës
Më 8 dhjetor, në portalin E-Albania, u bë një aplikim për rregjistrimin e një vendimi gjykate, të vitit 2015, sipas të cilit Leonora Kokëdhima kishte fituar gjyqin me Ministrin e Ekonomisë, duke u shpallur pronare e një sipërfaqeje prej 1500 metrash katrorë në fshatin turistik të Qeparosë. Agjencia e Kadastrës, iu drejtua Gjykatës së Vlorës. […]
Aksidenti në Tiranë, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, një taksi e kompanisë “Blue Taxi”, ka humbur kontrollin e automjetit, duke përfunduar jashtë korsisë së rrugës. Fatmirësisht, përplasja me pemën dhe kangjellat anësore ka shmangur një tragjedi të mundshme, pasi automjeti rrezikonte të dilte në trotuar dhe të godiste kalimtarët. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse nga aksidenti […]
VIDEOLAJM/ Zjarr i fuqishëm në Laprakë, flakët përfshijnë zonën përballë shkollës ‘Aleks Buda’
Zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën e Laprakës, përballë shkollës “Aleks Buda” në Tiranë. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë dhe po punon për neutralizimin e zjarrit.