Kronikë

4800 rezultate u gjendën

  1. Përfshihet nga flakët një stallë me gjedhë në Selenicë, 22 lopë dhe viça të djegur! Çfarë dyshohet

    Përfshihet nga flakët një stallë me gjedhë në Selenicë, 22 lopë dhe viça të djegur! Çfarë dyshohet

    Një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët në fshatin Armenë të Bashkisë Selenicë. Dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa stalla ishte në pronësi të Bardhosh Haxhirajt. 22 lopë dhe viça janë djegur, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm për ekonominë e fermerit. Sipas hetimeve, stalla është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike.

  2. Arrestuan grabitësin e bankës, shpërblehen dy policët

    Arrestuan grabitësin e bankës, shpërblehen dy policët

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Drejtues Elton Alushi, takoi dhe falënderoi 2 punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2, të cilët neutralizuan dhe arrestuan Bardhyl Fushën, autorin e armatosur, i cili mori një shumë parash […]

  3. Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkon rishikimin urgjent të hartës gjyqësore: Centralizimi i Apelit ka cenuar aksesin në drejtësi

    Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkon rishikimin urgjent të hartës gjyqësore: Centralizimi i Apelit ka cenuar aksesin në drejtësi

    Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë ka reaguar publikisht lidhur me pasojat e zbatimit të hartës së re gjyqësore, duke theksuar se centralizimi i Gjykatave të Apelit ka sjellë mbingarkesë, vonesa në shqyrtimin e çështjeve dhe rritje të kostove për qytetarët. Sipas saj, organizimi aktual po vështirëson aksesin real në drejtësi dhe kërkon një rishikim të […]

  4. Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet inspektori i Portit Durrës

    Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet inspektori i Portit Durrës

    Policia e Durrësit ka arrestuar 37-vjeçarin Xhulio Golgota, Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se Gjykata e Durrësit i kishte caktuar Xhulio Golgotas masën e sigurisë ‘arrest me burg’, lidhur me mbetjet e rrezikshme të Kurum, ku u caktuan 33 masa sigurie. Ndërkohë […]

  5. “Do ta vrisnim me snajper në burg”, Henrik Hoxha tregon se si kanë dashur të ekzekutojnë Altin Ndocin

    “Do ta vrisnim me snajper në burg”, Henrik Hoxha tregon se si kanë dashur të ekzekutojnë Altin Ndocin

    Prej 13 janarit Altin Ndoci është një i arratisur dhe i kërkuar nga drejtësia shqiptare. Por teksa procesi vijon në mungesë të tij, të pandehurit e tjerë ia përmendën emrin duke rrëfyer planet që ishin bërë për ta vrarë. Gjatë dëshmisë së tij rreth krimeve të “Plumbit të Artë”, Henrik Hoxhaj, i cili e ka […]

  6. Akuzohet për gjobëvënie ndaj një zyrtari, policia arreston gazetarin

    Akuzohet për gjobëvënie ndaj një zyrtari, policia arreston gazetarin

    Policia e Tiranës ka arrestuar gazetarin Eljo Laze. Gazetari dyshohet për gjobëvënie ndaj një punonjësi të shëndetit publik, Klaus Shaqiri, të cilit i ka kërkuar 20 mijë euro. Ishte ky i fundit që ka njoftuar policinë, dhe ka bërë dorëzim të kontrolluar të parave, duke çuar në pranga Lazen. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit […]

  7. GJKKO pranon pjesërisht ankimin e Ardit Keros, kthen llogaritë e ish-drejtorit të financave në Bankers

    GJKKO pranon pjesërisht ankimin e Ardit Keros, kthen llogaritë e ish-drejtorit të financave në Bankers

    GJKKO ka pranuar pjesërisht ankimin e Ardit Keros, ish-drejtor i financave në “Bankers Petroleum Albania”. Me vendimin e ri, gjykata shfuqizon pjesërisht sekuestrimin e llogarive bankare të tij, duke urdhëruar kthimin e shumave monetare të bllokuara, ndërsa konfirmon pjesën tjetër të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit. Njoftimi: Gjykata e Posaçme e Apelit […]

  8. Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

    Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

    Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka vlerësuar nismën për ngritjen e Qendrës së Drejtësisë, një pol i ri urban i godinave të sistemit të drejtësisë, duke e konsideruar atë si vizionar dhe një zgjidhje afatgjatë. Në dëgjesën publike, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, Çela tha se megjithatë nevojitet një zgjidhje e përkohshme […]

  9. “Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

    “Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

    Një punonjëse e pastrimit në Kuçovë ka hipur në majë të kullës tek ish-Uzina Kuçovë dhe po tenton të hidhet e t’i japë fund jetës. Videon e ka shpërndarë në rrjetet sociale Lefter Maliqi, ndërsa nuk i kursen akuzat ndaj kryetarit të Bashkisë. “E rëndë! Po ndodh tani në Kuçovë! Punonjësja e pastrimit në Kuçovë […]

  10. Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

    Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

    Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga lartësia duke punuar për ndërtimin e çatisë së një banese në lagjen “Uznovë” të Beratit. Mësohet se Pëllumb Mollaj ka qenë duke punuar në çatinë e një shtëpie në këtë lagje dhe aksidentalisht ka rënë nga çatia. Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas rënies, si pasojë […]