Category: Aktualitet

  • Vrasja e të miturës shqiptare në Itali, motra e viktimës reagon pas dënimit të autorit: Derra, ai do të dalë 30 vjeç nga burgu dhe…

    Vrasja e të miturës shqiptare në Itali, motra e viktimës reagon pas dënimit të autorit: Derra, ai do të dalë 30 vjeç nga burgu dhe…

    Gjykata e të Miturve në Bolonja dënoi me 17 vite burg adoleshentin 16-vjeçar, autor i vrasjes së rëndë të Aurora Tilës, vajzës shqiptare 13-vjeçare që humbi jetën më 25 tetor 2024, pasi u hodh nga ballkoni i shtëpisë së saj në Piacenza.

    Pas vendimit, motra e viktimës, Viktoria Tila, shpërtheu në dhimbje dhe zemërim, duke reaguar ashpër në rrjetet sociale.
    “Vetëm 17 vite. Një jetë e tërë u shkatërrua. Ky m*t do të dalë nga burgu 30 vjeç dhe ka mundësinë të nisi një jetë të re. Motrën time nuk mund të ma rikthejë askush. Në djall ai dhe lloji i tij. Derra”, shkruan motra e Aurorës.

    Top Channel

  • Saranda përmbytet sërish: Ujërat e zeza dhe të bardha pushtojnë Shëtitoren pas vetëm 15 minutash shi

    Saranda përmbytet sërish: Ujërat e zeza dhe të bardha pushtojnë Shëtitoren pas vetëm 15 minutash shi

    Saranda përmbytet sërish: Ujërat e zeza dhe të bardha pushtojnë shëtitoren pas vetëm 15 minutash shi
     
    Një tjetër mbrëmje me shi mjaftoi për të rikthyer në vëmendje një nga problemet më të turpshme urbane të Sarandës: përmbytjet e shëtitores kryesore dhe rrugëve të rikonsturuara vitet e fundit. Vetëm 15 minuta reshje mbrëmjen e djeshme ishin të mjaftueshme që ujërat e përzier – ato të bardha dhe të zeza – të përmbytin trotuaret, lokalet dhe Shëtitoren pranë detit.
     

     
    Përmbytjet nuk vijnë nga stuhitë tropikale apo reshje të pazakonta, por nga mungesa e një sistemi funksional të ndarjes së ujërave të bardha dhe atyre të ndotura, që sipas ekspertëve është projektuar dhe zbatuar në mënyrë të gabuar gjatë punimeve të kryera në vitin 2020.
     
    Pas përfundimit të investimit shumë të përfolur në infrastrukturën e shëtitores, qytetarët pritën një standard të ri urban dhe turistik. Por shumë shpejt, me reshjet e para, doli në pah një defekt serioz në rrjetin e kanalizimeve, që lejon përzierjen e ujërave të shiut me ato të zeza, duke krijuar jo vetëm përmbytje, por edhe ndotje dhe erë të rëndë në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.
     
    Pavarësisht se kanë kaluar kaq vite, asnjë institucion nuk ka ndërmarrë masa konkrete për ta korrigjuar këtë defekt teknik. As Bashkia Sarandë, as ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve nuk kanë ofruar një plan ndërhyrjeje, ndërkohë që turistët dhe qytetarët vazhdojnë të ecin nëpër ujëra të ndotura sa herë që bie shi.
     
    E njëjta situatë është vërejtur edhe në shumë nga rrugët e rikonsturuara vitet e fundit, ku rrjeti i kanalizimeve nuk është projektuar për të përballuar as reshjet më të lehta. Uji vërshon nëpër rrugë dhe kryqëzime, duke e bërë qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve pothuajse të pamundur.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Favorizuan ndërtime pa leje në Vau Dejës, Gjykata e Shkodrës cakton masa sigurie për policin dhe 3 inspektorët…

    Favorizuan ndërtime pa leje në Vau Dejës, Gjykata e Shkodrës cakton masa sigurie për policin dhe 3 inspektorët…

    Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për një punonjës policie dhe 3 punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Shkodër.
    Efektivi Anton Ademaj me inspektorët D. Ll, J. H., dhe M. L., të gjithë të punësuar në Bashkinë e Vaut të Dejës, kanë favorizuar ndërtime pa leje që po zhvilloheshin nga disa persona në mënyrë të paligjshme.
    Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksioni të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenin 234 të Kodit të Pr. Penale, për një punonjës policie dhe tre punonjës të IMT-së, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
    -A.D., me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës.
    -D. LL., me detyrë Inspektor pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.
    -J.H., me detyrë Inspektore pranë IMT- së, Bashkia Vau i Dejës.
    -M.L., me detyrë Përgjegjës pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.
    Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur nga veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas sigurimit të informacionit nga AMP se disa shtetas po ndërtonin në mënyrë të paligjshme duke u favorizuar nga punonjësit e policisë dhe IMT-së.
    Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e AMP.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Me pistoletën në brez, arrestohet nga “Operacionalja” 33-vjeçari në Lushnje

    Me pistoletën në brez, arrestohet nga “Operacionalja” 33-vjeçari në Lushnje

    foto gjate arrestimit

    LUSHNJË- Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 72”. Kapet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete, në qytetin e Lushnjës.
    Si rezultat i informacioneve të siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur në Lushnjë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit “Operacionalja 72”, lokalizuan dhe kapën në lagjen “Loni Dhamo” shtetasin Enrik Çela, i cili mbante me vete një armë zjarri pistoletë automatike, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me një krehër me 11 fishekë.

    Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Enrik Çela 33 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Ilir Meta nuk heq dorë, kërkesë në Gjykatën e Lartë për lirimin nga burgu

    Ilir Meta nuk heq dorë, kërkesë në Gjykatën e Lartë për lirimin nga burgu

    ilir meta

    TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Burime bëjnë me dije se kërkesa është regjistruar në datën 3 nëntor, ndërsa sipas shortit, Ilir Panda do të jetë relator i çështjes. Rekursi i Metës vjen pak ditë pasi u rrëzua ne gjykatën e Apelit të Posaçëm.
    Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
    Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI

  • Reagon Kryeministri Rama për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Veliajn

    Reagon Kryeministri Rama për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Veliajn

    “Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
    1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë, apo jo?!

    2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet, apo jo?!

    3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë, apo jo?!

    Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në një postim në platformën “X”.

  • Vlora Marina, nga vizioni në realitet! Punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027

    Vlora Marina, nga vizioni në realitet! Punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027

    Punimet për ndërtimin e Vlora Marina kanë hyrë në një fazë vendimtare, duke shënuar hapa konkretë drejt realizimit të një prej investimeve më të rëndësishme në bregdetin shqiptar. Aktualisht, në disa prej nukleve të para, progresi i punimeve shkon deri ne 25% dhe me ritmin aktual, brenda 2027 pritet të përfundojnë plotësisht punimet për njësitë e para. Çdo fazë e punimeve po kryhet me kujdes të veçantë ndaj cilësisë dhe qëndrueshmërisë. Për këtë arsye, Vlora Marina u vlerësua pak kohë më parë nga IFC dhe World Bank Group me certifikimin EDGE në fazë dizajni, bazuar në eficiencën e energjisë elektrike, kursimin e burimeve ujore dhe përdorimin e materialeve që reduktojnë emetimin e karbonit në mjedis, duke synuar vendosjen e standardeve të reja në ndërtimin e projekteve bregdetare.

    Progresi i punimeve përbën një hap të madh drejt zhvillimit urban dhe turistik të Vlorës. Ky zhvillim modern pritet të gjenerojë përfitime të rëndësishme ekonomike për qytetin dhe vendin, duke nxitur turizmin cilësor dhe duke tërhequr vizitorë, investitorë dhe banorë të rinj. Vlora Marina do të sjellë për herë të parë në Shqipëri një marinë të standardeve botërore, me mbi 400 vende ankorimi për jahte dhe megajahte, nën konsulencën e rrjetit prestigjioz D-Marin, të pranishëm në Mesdhe dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Përveç marinës, projekti përfshin ndërtimin e mbi 800 apartamenteve premium buzë detit, të konceptuara për një stil jetese modern, me shërbime ekskluzive dhe hapësira për relaks, argëtim dhe mirëqenie. Një tjetër element i rëndësishëm është hoteli i parë Marriott në bregdetin shqiptar, i cili do të shoqërohet edhe me 150 apartamente të branduara. Këto njësi do të kombinojnë rehatinë e jetesës së përditshme me luksin dhe shërbimet e një hoteli ndërkombëtar.

    Me vizionin e qartë dhe ritmin e qëndrueshëm të punimeve, Vlora Marina po shndërrohet me shpejtësi në realitet, duke e pozicionuar Vlorën si një pol të ri turizmi dhe investimesh, të aksesueshëm lehtësisht nga deti, toka dhe ajri.

  • Minatorët e Spaçit në ditën e 27-të të protestës, “Tete Albania” refuzon kërkesat

    Minatorët e Spaçit në ditën e 27-të të protestës, “Tete Albania” refuzon kërkesat

    Protesta e minatorëve në minierën e Spaçit ka hyrë në ditën e 27-të.
    Ende nuk ka reagim nga kompania “Tete Albania”, ndërsa edhe 40 të tjerë janë shkarkuar nga puna.
    Minatorët shprehen se do të vazhdojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
    Minatorët, të cilët vazhdojnë qëndresën jashtë galerive të bakrit, deklarojnë se nuk do të tërhiqen. Ata kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre kryesore, siç është njohja ligjore e sindikatës që kanë krijuar vetë dhe nënshkrimi i kontratës kolektive të punës.

  • Hetimi për korrupsion e transferta 6 mln € në Zvicër, dosja që mund të çojë në arrest Ballukun

    Hetimi për korrupsion e transferta 6 mln € në Zvicër, dosja që mund të çojë në arrest Ballukun

    Teksa SPAK, ka shpalosur zyrtarisht një dosje penale kundër zv/kryeministres së Shqipërisë, Belinda Ballukut dhe 5 zyrtarëve të tjerë të ARRSH-së dhe Ministrisë, mësohet se një dosje paralele aktualisht po mbahen si “AS-i” nën mëngë.
    Rasti lidhet me një hetim të dytë, ku subjekt kryesor është Belinda Balluku. Ndërsa objekt i këtij hetimi janë indiciet për akuza korrupsioni dhe fshehje pasurie.
    Akuza këto mjaft të rënda për një zyrtar të nivelit të lartë, që nëse do arrihen të provohen nga SPAK, mund të ccojnë drejt një mase sigurimi arresti për Belinda Ballukut.
    Mësohet se SPAK, po kryen hetime ndaj Ballukut për akuzën e “Korrupsionit pasiv i funksionarit të lartë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Fshehjes së pasurie”, pasi janë administruar të dhëna për një transfertë bankare prej 6 milion euro të dërguara në Zvicër, transfertë e cila ka dyshime se pas saj qëndron zv/kryeministria e vendit.
    Ndërkohë hetime të tjera ndaj Ballukut janë duke vijuar në SPAK ndaj Ballukut dhe zyrtarëve të saj, për kontratën e qërasë për dy anijet gjeneratorë “Tigri 1” dhe “Tigri 2”, të ankoruar në Gjirin e Vlorës.
    Njëherësh hetimi po kryehen dhe për praktikën e prokurorimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ku vlera financiare u fry qëllimisht në masën 50 milion euro. / Syri.net

  • KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Herila Çela

    KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Herila Çela

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 3 nëntor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Vlorës, Herila Çela. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Sokol Çomo, Albana Shtylla e Mimoza Tasi, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të subjektit ndaj vendimit të Komisionit. Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi nga detyra më 30 tetor 2023 gjyqtaren e Vlorës, Herila Çela për probleme në kriterin e pasurisë, ndërsa në vlerësimin tërësor u çmua se kishte cënuar besimin e publikut për shkak të përfitimit të të ardhurave nga fondet publike nëpërmjet shoqërisë së bashkëshortit. Ajo u vlerësua me nivel kualifikues për profesionalizmin dhe se ka arritur nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës.
    Herila Çela e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 dhe punoi për dy dekada pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Vendimet e gjyqtares Herila Çela u bënë dy herë objekt i kërkesave të Ministrisë së Drejtësisë për procedimin disiplinor të saj dhe në vitin 2014 i’u vendos masa “vërejtje me paralajmërim”, por kjo masë u rrëzua nga Gjykata Administrative e Apelit.