Category: Aktualitet

  • I mori jetën të miturës shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata italiane dënon me 17 vite burg autorin

    I mori jetën të miturës shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata italiane dënon me 17 vite burg autorin

    Gjykata e të Miturve në Bolonja ka dënuar me 17 vite burg adoleshentin 16-vjeçar, autorin e vrasjes së rëndë të Aurora Tilës, vajzës shqiptare 13-vjeçare që humbi jetën pasi u hodh nga ballkoni i apartamentit të saj në Piacenza, më 25 tetor 2024.

    Hetimet zbuluan se i pandehuri, i cili kishte pasur një marrëdhënie sentimentale me të miturën, e kishte shtyrë nga ballkoni pas një debati, pasi vajza kishte vendosur ta ndërpriste lidhjen.
    Sipas prokurorisë, pasi Aurora u përpoq të kapte kangjellat për të shpëtuar, ai e goditi në duar me gjunjë për ta detyruar të binte. Dëshmitarë në vendngjarje kanë konfirmuar versionin e ngjarjes.
    Gjyqi u zhvillua me procedurë të shkurtuar, çka i dha të riut të drejtën për një ulje të dënimit me një të tretën. Prokuroria kishte kërkuar 20 vjet e 8 muaj, ndërsa mbrojtja kërkoi lirimin nga akuzat, duke pretenduar se bëhej fjalë për “një aksident” apo “një veprim të paqëllimshëm”.
    Gjykata njohu të gjitha rrethanat rënduese, përfshirë edhe përndjekjen që vajza kishte përjetuar para ngjarjes, ndërsa e vetmja rrethanë lehtësuese e pranuar ishte mosha e vogël e autorit. Arsyetimi i plotë i vendimit pritet të publikohet brenda 90 ditësh.
    Në sallën e gjyqit ishte e pranishme edhe nëna e Aurorës, Morena Corbellini, e cila u shpreh: “Jam e kënaqur me dënimin, edhe pse 20 vite do të ishin më të përshtatshme. Të paktën drejtësia u vu në vend. Kam besuar gjithmonë tek drejtësia.”
    Ajo njoftoi gjithashtu se do të krijojë një shoqatë në emër të vajzës së saj, me synimin për të ndihmuar të rinjtë dhe gratë që përballen me dhunë apo manipulim në marrëdhënie.
    Ndërkohë, avokati i të miturit, Ettore Maini, deklaroi për mediat se do të apelojë vendimin, duke vënë në dyshim besueshmërinë e disa dëshmitarëve dhe autenticitetin e regjistrimeve audio të procesit hetimor.
    Tragjedia e Aurorës ka tronditur opinionin publik në Itali dhe Shqipëri, duke rikthyer në vëmendje nevojën për mbrojtje më të madhe të të miturve nga dhuna dhe marrëdhëniet abuzive.

    Top Channel

  • Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, pranga 27-vjeçarit në Elbasan

    Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, pranga 27-vjeçarit në Elbasan

    Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në rrugën “Urakë-Kajtel”, Elbasan.

    Automjeti i drejtuar nga shtetasi me iniciale R.A., 27-vjeç, përplasi me makinë një këmbësor, shtetasin me iniciale Q.M., i cili ka humbur jetën.
    “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 27 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Urakë-Katjel”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Q. M., 62 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon pesë vite burg për ish-deputetin socialist, Alqi Bllakon

    Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon pesë vite burg për ish-deputetin socialist, Alqi Bllakon

    SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako për inceneratorin e Tiranës.

    Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se çështja u kthye për rigjykim nga gjykata e posaçme e Apelit
    Bllako në atë kohë ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.

    Top Channel

  • New York Times: Këshilltarët e Trumpit u paguan mbi 1.6 milion dollarë nga opozita shqiptare

    New York Times: Këshilltarët e Trumpit u paguan mbi 1.6 milion dollarë nga opozita shqiptare

    Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi shifrat zyrtare të shpenzimeve të fushatës, ku kryesonte Partia Demokratike.

    Drejtuesi i fushatës së PD, Chris LaCivita, ka marrë për konsulencën e tij 139 milionë e 111 e 686 lekë ose rreth 1.4 milionë euro, të shpërndara në katër pagesa gjatë vitit, ndërsa lidhur me këto shifra, ka shkruar edhe prestigjozja The New York Times.
    Artikulli i plotë i The New York Times:
    Konsulentët që punuan në fushatat presidenciale të Donald J. Trump-it morën më shumë se 1.6 milion dollarë për të këshilluar një parti opozitare shqiptare mbi strategjinë e saj për zgjedhjet parlamentare të majit, sipas një raporti financiar të dorëzuar të hënën.
    Në raportin, i dorëzuar Komisionit të Zgjedhjeve të Shqipërisë, Partia Demokratike e Shqipërisë zbuloi pagesa që arrijnë ekuivalentin e mbi 1.62 milion dollarë për firmën konsulente të Chris LaCivita-s, i cili ndihmoi në menaxhimin e fushatës së Trump-it në 2024, dhe pothuajse 65,000 dollarë për sondazhe nga firma e Tony Fabrizio-s, i cili ka këshilluar operacionin politik të Trump-it.
    Partia Demokratike e Shqipërisë humbi rëndë në zgjedhjet e majit, pavarësisht përpjekjeve të LaCivita-s dhe Paul Manafort-it, i cili për një kohë të shkurtër drejtoi fushatën e Trump-it në 2016, për të pozicionuar liderin e partisë, ish-Presidentin Sali Berisha, si një figurë të ngjashme me Trump-in.
    Pagesat, të cilat ishin të listuara në monedhën shqiptare, u kryen gjatë një periudhe më pak se katër muaj, duke filluar nga mesi i shkurtit dhe duke përfunduar në fund të majit, sipas raportit.
    LaCivita punoi si pjesë e një ekipi në Shqipëri së bashku me Fabrizio-n dhe Manafort-in. Ky bashkëpunim ngre mundësinë që firma e LaCivita-s, Advancing Strategies, mund të ketë nënkontraktuar me Fabrizio-n dhe Manafort-in, një strukturë e zakonshme për konsulentët e fushatave. Ata kanë ofruar shërbimet e tyre si një ekip për fushata të tjera ndërkombëtare që nga fitorja e Trump-it në vjeshtën e kaluar.
    Konsulentët politikë amerikanë që fitojnë zgjedhjet presidenciale në SHBA shpesh janë shumë të kërkuar në mbarë botën, dhe nuk është e pazakontë që ata të përfitojnë pagesa të majme nga fushatat e huaja.
    LaCivita, i cili udhëtoi disa herë në Shqipëri gjatë fushatës për të promovuar Berishën, refuzoi të komentonte. Manafort dhe Fabrizio nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.
    LaCivita dhe Manafort paraqitën Berishën si viktimë të një gjuetie shtrigash të orkestruar nga rivalët e brendshëm dhe demokratët, përfshirë miliarderin George Soros, dhe administrata e ish-Presidentit Joseph R. Biden Jr.
    Berisha po përballet me akuza për korrupsion në Shqipëri në lidhje me një marrëveshje pronësie, dhe në 2021 ai u sanksionua nga administrata Biden për “korrupsion të konsiderueshëm”, sipas një deklarate të ish-Sekretarit të Shtetit Antony Blinken. Ai e akuzoi Berishën për keqpërdorim të fondeve publike dhe për përdorimin e pushtetit për të pasuruar aleatët dhe familjen e tij.
    Pas humbjes së partisë së Berishës kundër Partisë Socialiste në pushtet të Kryeministrit Edi Rama, LaCivita forcoi pretendimet e Berishës se zgjedhjet ishin të manipuluara. Një rinumërim i kërkuar nga partia e Berishës nuk mbështeti këto pretendime.

    Top Channel

  • Vrasja për kalin! Dëshmia e gruas së Keli Hoxhës: Autori e pështy nga pas, burri më tha ‘shpirt njofto ambulancën se më vrau’

    Vrasja për kalin! Dëshmia e gruas së Keli Hoxhës: Autori e pështy nga pas, burri më tha ‘shpirt njofto ambulancën se më vrau’

    KELI HOXHA DHE FAMILJA E TIJ

    TIRANË- Bashkëshortja e Keli Hoxhës, i cili u vra me thikë në Berat nga Kristo Mema, në Kalanë e Beratit, ka dhënë një dëshmi tronditëse të ngjarjes që ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur. Në një mesazh që i ka dërguar gazetarit Blendi Fevziu, Vjola Haxhia tregon se ata prej 14 vitesh jetonin familjarisht në Britaninë e Madhe, dhe kishin shkuar në Kalanë e Beratit për të mbajtur gjallë historinë në sytë e fëmijëve të tyre, që u bënë dëshmitarë të skenës së rëndë. Ajo tregon se në momentin që i janë afruar kalit, autori nuk ka qenë i pranishëm, dhe teksa ka ardhur më pas, i është hedhur në sulm viktimës duke e ofenduar, e madje duke e pështyrë nga pas, edhe pse ishte në prani të anëtarëve të familjes. Vjola Haxhia thotë se fëmijët janë në shokë, dhe nuk arrijnë të flasin dhe të flenë pas vrasjes së babait të tyre, në mënyrë makabre.
    MESAZHI I PLOTË
    Une jam Vjola Haxhia bashkeshorjta e Keli Hoxha qe u vra te marten ne Berat.Fillimisht doja tju falendroja shume per ceshtjen qe ke trajtuat edhe kohen qe i keni kushtuar ngjarjes tone.
    Ne familjarisht kemi 14 vite qe jetojme ne Britanine e madhe,kishim ardhur ne shqiperi per pushime edhe nje nga destinacionet tona ishte vizita ne kalane e Beratit per tju mesuar edhe femijeve me shume nga historia shqiptare.
    Ne vizituam kalane me familjen time edhe nenen e bashkeshorti,diku nga qendra e kalase ishte nje kale i lidhur ne shtylle qe vajza ime 8 vjecare Sevia e pa edhe i tha babait te saj: a mund te aftohem ta prek kalin? Theksoj qe ne ate moment kali ishte vetem nuk kishte te zotin aty. Keli bashke me vajzen u afruan ta preknin kalin nga gusha,ne ate moment shfaqet pronati i kalin duke uleritur direkt qe mos ta preknin kalin sepse acarohet. Burri i tha mos u shqeteso sepse une jam rritur ne fshat ku kisha edhe kale edhe di si ta trajtoj
    Ai filloj duke debatuar me bashkeshortin tim ne nje gjuhe shume vulgare. Bashkeshorti im i tha se je ne moshen e gjyshit tim edhe nuk po merem te debatoj me ty. THEKSOJ se keto momente Keli ishte dore per dore me vajzen.
    I ktheu shpinen edhe u nis te vinte nga ne. Ne ate moment ai e peshtyu nga mbrapa burrin tim 3 here edhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye edhe ju aftua por ne sekond direk u kthye nga une edhe me dore ne bark me tha: shpirt njofto ambulancen se me vrau me thike, dhe ra ne toke i mbuluat me gjak.Aty kishte mbi 100 turiste qe po shikonin edhe mund te keni mjaftushem deshmitare per ta konfirmuar.Kam lexuar ne disa media qe u vra sepse nuk beri beri pagesen. E kundershtoj rreptesisht nje lajm te tille sepse nuk beri asnje foto.
    Perse mediat nuk flasin apo shteti nuk interesohet si jane femijet i mi? Qe jane ne shok ,qe mund tme ishte vrare edhe femija me thike ne ato momente. Femijet jane ne gjendje shoku. Nuk flene,nuk hane nuk flasin.

    Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:30 të pasdites së 28 tetorit, në lagjen “Kala” në Berat. Viktima Keli Hoxha, 42-vjeç, banues në Tiranë dhe lindur në Tropojë, nuk mundi dot t’i mbijetojë plagëve të marra dhe gjeti vdekjen sapo mbërriti në Spitalin Rajonal Berat. Autori u kap disa orë më vonë, i fshehur në “shpellën e memecit”, pranë Kishës së Shën Mëhillit.
    Autori Kristo Mema (alias Kontandin Hoxha) ka deklaruar para hetuesëve se pasi ka parë, turistin Keli Hoxha që preku me dorë kalin i ka thënë që mos ta prekte më, pasi kali, sipas tij, nuk ishte mirë dhe ishte i acaruar. 63-vjeçari pretendon se pas kësaj, viktima e ka sharë nga familja dhe e ka ofenduar. Më pas, siç pretendon ai, në gjaknxehtësi e sipër ka nxjerrë thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka qëlluar për vdekje. E gjithë skena e rëndë ka ndodhur në sy të familjarëve dhe fëmijëve të viktimës.
    Mema më pas ka rrëfyer edhe intinerarin që ka ndjekur pas vrasjes. Ai deklaron së ka shkuar në banesë, ka lidhur kalin në kasolle, ka marrë disa ushqime dhe u fsheh në një nga shpellat e kalasë.

  • Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon

    Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon

    alqi bllako

    TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkon 5 vite burg për korrupsion në 2 raste për Alqi Bllakon, i akuzuar për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Prokurori Dritan Prençi ka kërkuar që Bllako të shpallet fajtor për korrupsion pasiv në dy raste.
    Megjithatë, ish-deputeti socialist do të përfitojë gjykim të shkurtuar. Nëse dënohet me 5 vite burg, ëprmes gjykimit të shkurtuar, Bllako do të vuajë 3.4 vite burg. Gjithashtu, Bllako kërkohet të pezullohet nga ushtrimi i funksioneve publike për një periudhë prej 5 vitesh.

    Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit është në qeli prej gati 2 vitesh, pasi është dënuar me 2 vite e 8 për inceneratorin e Fierit, por po ashtu po gjykohet edhe inceneratorin e Tiranës, ndërsa për inceneratorin e Elbasanit, Bllako gjithashtu është lënë në burg për të njëjtën periudhë kohe./ZËRI

  • ‘Fiksim’ për uniformën apo u shërbente grupeve kriminale? ‘Polici’ 20-vjeçar jepte urdhra dhe në portin e Durrësit

    ‘Fiksim’ për uniformën apo u shërbente grupeve kriminale? ‘Polici’ 20-vjeçar jepte urdhra dhe në portin e Durrësit

    ervis brasha

    TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimin i 20-vjeçarit Ervis Brasha, i cili u vu në pranga të dielën në zonën e Kamzës, teksa ishte duke qarkulluar me automjetin e tij, i veshur me uniformë policie dhe stema zyrtare.
    Grupi hetimor ka zbuluar se i riu hiqej si polic, madje në disa raste edhe si drejtues policie dhe kishte arritur të dërgonte “urdhra” përmes email-it të rremë edhe tek efektivë policie. Gjithashtu, duke u hequr si polic ai ka kontaktuar edhe efektivë të Portit të Durrësit, duke ndërhyrë në punën e tyre dhe duke i marrë informacion.
    Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan katër karta identiteti të dyshuara si të falsifikuara, një armë sportive, uniformë policie, 16 stema e grada drejtuese, si dhe tre kapele me shenja të Policisë së Shtetit.
    Brasha kishte krijuar kontakte me punonjës të vërtetë policie, i shkruante atyre në rrjetet sociale dhe publikonte foto e video në institucione shtetërore, i veshur me uniformë. Në disa raste, ai ka hyrë edhe në Akademinë e Sigurisë, duke filmuar brenda ambienteve pa autorizim zyrtar, duke ngritur dyshime se mund të ketë pasur ndihmë nga persona të brendshëm.
    20-vjeçari dyshohet se ka përfituar para duke kërcënuar qytetarë, por po hetohet edhe pista nëse është përdorur nga grupe kriminale për t’u shtirur si polic në veprime të paligjshme.

    Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të thelluara, si dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë mbështetur aktivitetin e të riut./ZËRI 
     

  • Kryeministri: Nga janari pensionistët do të marrin rritje të pensionit çdo muaj

    Kryeministri: Nga janari pensionistët do të marrin rritje të pensionit çdo muaj

    Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije paraditen e sotme se pensionistët do të marrin rritje të pensionit çdo muaj.
    “Mbrëmë i përcollëm Parlamentit projekt-buxhetin 2026 dhe jam i lumtur, s’e kam përdorur ndonjëherë këtë fjalë, por jam i lumtur të them, ashtu siç u zotuam në zgjedhje, që ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve.

    Kjo është pjesa më e vështirë e politikës financiare, por më në fund mund të rrisim pensionet. Pensionistët tanë përveçse do marrin këtë dhjetor bonusin e fundvitit, nga janari do kenë një rritje të shtrirë muaj për muaj, përmbi indeksimin e përvitshëm.

    Në fund të mandatit, duhet të arrijmë që pensioni mesatar të rritet, pensioni urban me vite të plota, 40 mijë lekë nga 27 mijë që është sot. Pensioni urban i pjesshëm të shkojë 22 mijë lekë nga 15 mijë që është sot. Pensioni rural të shkojë 18 nga 11 mijë që është tani dhe pensioni familjar të shkojë 18 mijë lekë të reja, ndërsa pensioni i invadilitetit të shkojë 30 mijë lekë të reja nga 20 mijë që është sot”, tha Rama.

     

  • Firmosen 8 masa sigurie!  Skemë mashtrimi me ilaçet, në kërkim administratori i kompanisë CFO Pharma

    Firmosen 8 masa sigurie! Skemë mashtrimi me ilaçet, në kërkim administratori i kompanisë CFO Pharma

    Prokuroria e Tiranës ka lëshuar tetë masa sigurie, njëri prej tyre dhe për administratorin të kompanisë farmaceutike “CFO Pharma” dhe disa punonjësve të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), të dyshuar për përfshirje në një skemë mashtrimi dhe falsifikimi dokumentesh me qëllim përfitimin e fondeve publike.
    Hetimet, që po zhvillohen në kuadër të procedimit penal nr. 4472 të vitit 2025, zbuluan indicie se administratori i “CFO Pharma”, shtetasi F.M., ka përdorur kompanitë “Pharma Plus” dhe “Nedix Albania” për të krijuar inventarë dhe fatura fiktive, duke raportuar blerje të rreme medikamentesh si “Foster” dhe “Trimbow”.
    Sipas Prokurorisë, këto të dhëna të falsifikuara kanë lejuar këto subjekte të përfitojnë në mënyrë të paligjshme fonde rimbursimi nga FSDKSH, në bashkëpunim me zyrtarë të këtij institucioni. Skema dyshohet se ka funksionuar në mënyrë të koordinuar për të përvetësuar shuma të konsiderueshme monetare nga fondet e destinuara për barnat e rimbursueshme.
    Njoftimi i Prokurorisë: 
    Prokuroria e Tiranës lëshon 8 masa sigurie për administratorin e CFO Pharma e punonjës të FSDKSH për ‘Falsifikim të Dokumenteve’ dhe ‘Fshehje e të ardhurave’. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, jep tetë masa sigurie për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 180/3 të Kodit Penal.
    Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.4472, të vitit 2025, të kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Seksionin e Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë, rezultoi se personi nën hetim, shtetasi F.M., administrator i subjektit “CFO Pharma”, me veprimet e tij, ka përdorur dy subjektet “Pharma Plus” dhe “Nedix Albania” dhe administratorët e tyre për qëllime përfitimi, duke paraqitur të dhëna të rreme sikur ka blerë nga këto subjekte medikamente të cilat “Nedix Albania” dhe “Pharma Plus”, i kanë krijuar në gjendjet e tyre të inventarit në sistemin “edepo” duke falsifikuar inventarin respektiv si dhe faturat e blerjes. Këto veprime kanë lejuar të dy këto subjekte të kenë aftësi për shitjen e medikamenteve “Foster” dhe “Trimbow” te subjekti “CFO Pharma.
    Hetimet nisën pas kallëzimit të shtetasit I.Sh. administrator i subjektit “Medicamenta” që është importues ekskluziv farmaceutik i licensuar dhe kontraktuar me Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetsor, për rimbursimin e disa barnave. Ai kallëzoi se është në dijeni të faktit se subjekti “CFO Pharma” dhe subjektet “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” në bashkëpunim me nëpunës publikë të Fondit të Sigurimeve Shëndetsore kryejnë veprimtari të kundërligjshme që konsiston në veprime fiktive të shitjes dhe blerjes së produkteve “Foster” dhe “Trimbow” dhe si rrjedhojë e këtyre veprimeve/inventarëve fiktivë përfitojnë nga FSDKSH  fonde rimbursime në shuma të konsiderueshme monetare.
    Nga të dhënat e publikuara nga Fondi për konsumin e barnave, të dhënat e kallëzuesit të import-it dhe shitjeve por veçanërisht nga të dhënat në drejtorinë e statistikës pranë Fondit, u konstatua një skemë të organizuar me qëllim përfitimi korruptiv të fondeve të rimbursimit në vlera shumë të mëdha. Në qëndër të kësaj skeme të organizuar qëndron distributori farmaceutik “CFO Pharma” në bashkëpunim me zyrtar të FSDKSH.
    Shpërndarësit “Pharma Plus” dhe “Medix Albania”, janë shpërndarës të themeluar “de fakto” nga pronari i “CFO Pharma”, të cilët kanë lidhur kontratë me FSDKSH ku kanë deklaruar shifra të fiktive të gjëndjes fillestare të inventarit, me qëllimin shitjet më pas fiktive në “CFO Pharma” e më pas në farmaci.
    Subjekti “Pharma Plus” ka deklaruar 2000 kuti “Foster” dhe 1107 kuti “Trimbow” në vlerë 10 milion lekë të reja, pa asnjë blerje. Subjekti “Medix Albania” ka deklaruar 4000 kuti “Foster” dhe 11 500 kuti “Trimbow”, në vlerë 60 milionë lekë, pa asnjë blerje.
    Fakti, i miratimit të këtyre inventareve fiktive si dhe lidhja e kontratave të këtyre subjekteve nga zyrtarë të FSDKSH tregon qartë përfshirjen e zyrtarve të Fondit si pjesë e kësaj skeme. Shitjet fiktive të “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” janë bërë drejt “CFO Pharma” e cila ka lëshuar fatura fiktive drejt disa farmacive.
    Gjithashtu bazuar në veprimet hetimore të kryera deri më tani në funksion të këtij procedimi penal, ka dyshime që shtetasi S.Z. Drejtor i FSDKSH, ka konsumuar elementët e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal. Konkretisht personi nën hetim në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit ka nënshkruar Kontratë “Për Qarkullimin e Barnave të Listës së Barnave që rimbursohen Nga Shpërndarësi Farmaceutik”, ndërmjet Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Shpërndarësit Farmaceutik “Pharma Plus”. Po kështu, edhe punonjëset e FSDKSH, shtetaset R. A., Z.M. dhe E. Gj., kanë konsumuar elementët e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga neni 186/3 i Kodi Penal.
    Këto shtetase duhet të kontrollonin fizikisht medikamentet që kishte përshkruar në listën e inventarit, administratorja e subjektit “Nedix Albania’ e hetuara L. B. Nga kontrolli i kryer dhe verifikimi i medikamenteve në magazinën e “Nedix Albania”, këto shtetase kanë evidentuar sipas tyre, se në magazinën e subjektit ndodhej sasia prej 4.000 kuti medikament i llojit “Foster”.
    Mbi faktet dhe provat që i bashkëngjiten kësaj kërkese, mbështetet ekzistenca e dyshimit të arsyeshëm se këto shtetas dyshohet se janë autorë të veprave “Falsifikimi i dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 180/3 të Kodit Penal dhe kërkohet
    Të caktohen ndaj shtetases A.Z. , e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”; Ekzekutuar
    Të caktohen ndaj shtetases J. B., e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim, masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”; Ekzekutuar
    Të caktohen ndaj shtetases L. B. e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”’; Ekzekutuar
    Të caktohet ndaj shtetasit F. M., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”; Shpallur në kërkim
    Të caktohet ndaj shtetasit S. Z., i dyshuar për kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga nenet 186/3 i Kodit Penal, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”; Ekzekutuar
    Të caktohen ndaj shtetases Z.M., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”; Ekzekutuar
    Të caktohen ndaj shtetases E. Gj, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”; Ekzekutuar
    Të caktohen ndaj shtetases R.A., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga nenet 186/3 i Kodit Penal, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

  • Shpërthim me tritol gjatë natës ndaj një biznesi në Kuçovë

    Shpërthim me tritol gjatë natës ndaj një biznesi në Kuçovë

    Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në lagjen Postobllok, në Kuçovë.

    Një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e një biznesi në pronësi të shtetasit me iniciale G.S.

    Nuk dihet ende se kush janë autorët, ndërsa nga shpërthimi raportohen vetëm dëme materiale.
    “Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar”,- njofton Policia.