Category: Aktualitet

  • Aksident i rëndë në vend, ‘Benz-i’ hum kontrollin, del nga korsia dhe përplaset me makinën tjetër (Detaje)

    Aksident i rëndë në vend, ‘Benz-i’ hum kontrollin, del nga korsia dhe përplaset me makinën tjetër (Detaje)

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Lushnje-Berat në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë. Dy mjete një Volkswagen dhe një Mercedes Benz janë përfshirë në një përplasje fatmirësisht pa dëme për jetën e personave që udhëtonin në të dy mjetet.
    Policia rrugore ka arritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për normalizimin e trafikut në këtë aks rrugor.
    Sipas të dhënave paraprake dyshohet se mjeti tip Mercedes Benz që vinte nga Lushnja në drejtim të Beratit ka kaluar në korsinë përballë dhe ka përplasur mjetin tip Volkswagen.
    Pasi ka kryer këtë manovër, mjeti tip Benz ka përfunduar në anën tjetër duke rrëshqitur në trafikndarësen e hekurt. Drejtuesi i mjetit sipas dëshmitarëve është larguar nga vendi i ngjarjes.
    Sakaq, policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit dhe po kryen kërkimet për ta gjetur.

  • “Shkon përtej fjalëve, shkon shumë thellë”/ Balluku përballë drejtësisë, Rama në samitin e Zgjerimit: E kemi marrë…

    “Shkon përtej fjalëve, shkon shumë thellë”/ Balluku përballë drejtësisë, Rama në samitin e Zgjerimit: E kemi marrë…

    Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë virtualisht në Euroneës EU Enlargement Summit, samiti i Zgjerimit në Euroneës, një moment i rëndësishëm dialogu BE – vendet e Ballkanit Perendimor mbi të ardhmen e zgjerimit.
    Rama foli për luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri, duke u ndalur te veprimtaria e SPAK, e cila sipas tij “ka krijuar shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon përtej fjalëve dhe është tejet e ekuilibruar pa parë majtas apo djathtas, pavarësisht kush është në qeveri apo opozitë”.
    Qëndrimi i Ramës vjen teksa zv/kryeministrja Belinda Balluku është marrë zyrtarisht si e pandehur nga SPAK, për shkelje të barazisë në tendera.
    “Shqipëria po bën diçka unike në gjithë rajonin, reformën tonë në drejtësi dhe njohjen nga ana jonë të pavarësisë së drejtësisë. Veprimtaria e plotë e SPAK ka krijuar në Shqipëri dhe për Shqipërinë shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon përtej fjalëve, shumë përtej sipërfaqes, shkon shumë thellë dhe është tejet e ekuilibruar pa parë majtas apo djathtas, pavarësisht kush është në qeveri apo opozitë, kush ka qenë në pushtet apo kush është në pushtet dhe me shumë fakte që tregojnë se ajo që kurrë nuk kishte ndodhur në Shqipëri që prej krijimit të shtetit shqiptar deri shumë pak vite më parë, po ndodh vitet e fundit, diçka që askush në rajon nuk e ka bërë. Kjo është për të thënë që e kemi marrë shumë seriozisht dhe ne pranojmë mbështetje, partneritet dhe ndihmë, por jo leksione nga askush kur vjen te lufta ndaj korrupsionit”, tha Rama.

  • “Të dënohet autori”/ 29-vjeçarja britanike vdiq gjatë zhytjes në Sarandë, babai i saj bën apel: Presim drejtësi

    “Të dënohet autori”/ 29-vjeçarja britanike vdiq gjatë zhytjes në Sarandë, babai i saj bën apel: Presim drejtësi

    Në Gjykatën e Sarandës nisi këtë të martë, procesi gjyqësor për vdekjen tragjike të 29-vjeçares britanike Rebecca Gannon, gjatë një zhytjeje nënujore më 20 gusht 2022 në ujërat e Sarandës. Në bankën e të akuzuarve duhet të ishte Sajmir Kushova, ish-instruktor zhytjeje, i cili akuzohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” sipas nenit 289 të Kodit Penal.
    Por ndryshe nga shumica e proceseve, ky gjyq po zhvillohet në mungesë, pasi 47-vjeçari ndodhet në burg në Norvegji. Në seancën e parë, prokurorja Valbona Maja paraqiti rrethanat e ngjarjes dhe kërkoi administrimin e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve të prokurorisë.
    Ndërsa mbrojtja, e përfaqësuar nga avokati Rigels Dërvishi, kërkoi të administrohet një shkresë e Repartit RENEA, të pyetet eksperti i aktit të ekspertimit. Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm babai i viktimës, George Gannon, i cili kërkoi që të thirren si dëshmitarë 10 personat që kanë qenë pjesë e ekspedites nënujore në ditën e tragjedisë.
    Procesi ka qenë shumë i ngadaltë, thekson ai ne një intervistë por shpreson që të mbledhë sa më shumë prova e dëshmi për dënimin maksimal të personit përgjegjës.
    “Është ende në proces. Dua të them se ende duhet të mbledhim më shumë prova dhe gjithçka po ecën shumë ngadalë sepse as nuk e kuptoj mirë procedurën ketu. Por eventualisht shpresojmë ta fusim këtë njeri në burg për pjesën e mbetur te jetes. Megjithatë, jemi ende në një fazë shumë të hershme të çështjes. Pra, procesi i gjykimit është ende në vijim”, tha ai.
    Nga ana tjetër, avokati Rigels Dërvishi deklaroi se sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjor, Rebecca Gannon është gjetur e vetme nën ujë, çka tregon se përgjegjësia bie mbi partnerin e saj të zhytjes, Robert Kerans.
    Seanca e radhës do të zhvillohet më 18 nëntor me kërkesë të George Gannon, i cili nuk ka reshtuar së kërkuari drejtësi për vdekjen e vajzës së vetme. 29-vjecarja kishte ardhur në vendin tonë për një ekspeditë private zhytje që organizohej nga “Saranda Diving Center”, drejtuar nga Saimir Kushova.
    Në 2022-shin, 47-vjecari u la nga gjykata me masë sigurie detyrim paraqitje, kundrejt garancisë pasurore prej 1.5 milionë lekësh. Kushova nuk respektoi masën dhe u largua jashtë vendit për tu prangosur në 2023 në Husnes të Norvegjisë.
    Së bashku me 5 polumbarë shqiptarë ai u kap duke nxjerrë nga anija “Nordloire” katër çanta me 150 kg kokainë. Gjykata norvegjeze e dënoi Kushovën me 15 vjet burgim per trafik droge. Ndërsa sot vuan dënimin në burgjet norvegjeze, gjykata e Sarandës e gjykon në mungesë për vdekjen e britanikes Rebecca Gannon.

  • “Doli në mbrojtje të Veliajt, për turpin e vet”/Analisti sulme të drejtëpërdrejta, Berishës: Bie në kundërshti me veten

    “Doli në mbrojtje të Veliajt, për turpin e vet”/Analisti sulme të drejtëpërdrejta, Berishës: Bie në kundërshti me veten

    Analisti politik Ergys Mërtiri, i ftuar në një emision televiziv, ka kritikuar qëndrimet kontradiktore të Sali Berishës, duke theksuar se ai shpesh bie në kundërshti me vetveten kur vjen puna te aktet politike.
    Sipas Mërtirit, Berisha ka investuar politikisht dhe publikisht në protestat e opozitës kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke kërkuar largimin e tij. Megjithatë, analisti vuri në dukje se në momentin kur u ngrit çështja e shkarkimit të Veliajt, Berisha ndryshoi qëndrim.
    Sipas tij, ky qëndrim tregon se Berisha për “turpin e vet dhe të opozitës”, ka përfunduar duke mbrojtur Veliajn, megjithëse më parë ka kërkuar largimin e tij. Sipas tij, Berisha dhe Veliaj janë aleatë kundër SPAK.
    “Berisha është vazhdimisht, ditë për ditë, në kundërthënie me veten në mënyrë të rregullt. Berisha investoi te largimi i Veliajt në protesta, sulme publike dhe mediatike për ta shkarkuar dhe në momentin që vjen shkarkimi, ai thotë se nuk duam shkarkim.
    Berisha për turpin e vet dhe për turpin e opozitës ka qenë në mbrojtje të Veliajt, megjithëse ka kërkuar shkarkimin e tij. Të gjithë gurët e opozitës kanë qenë bashkë pro Veliajt”, tha ai.

  • Ndotja e lumenjve në Shqipëri, mediat italiane ngrenë alarmin: Po na dëmton të gjithëve

    Ndotja e lumenjve në Shqipëri, mediat italiane ngrenë alarmin: Po na dëmton të gjithëve

    Mediat italiane kanë ngritur alarmin për ndotjen e lumenjve në Shqipëri, të cilët përfundojnë në detin Adriatik. Sipas raporteve, sasi të mëdha plastike dhe mbetje të ngurta transportohen nga lumenjtë shqiptarë drejt Italisë, duke rritur shqetësimet për mjedisin, shëndetin dhe turizmin.

    Në një kronikë të mediave italiane, të shoqëruara me pamje të lumenjve të mbushur me mbetje, theksohet se kjo plastikë mund të riciklohej dhe të gjeneronte fitime të mëdha. Megjithatë, mungesa e menaxhimit të duhur, korrupsioni dhe dështimi i institucioneve pengojnë përdorimin e qëndrueshëm të saj.
    Gjithashtu në video theksohet se në zonat rurale, mbetjet nuk mblidhen si duhet, ndërsa ndihmat dhe incentivat nga Europa shpesh nuk arrijnë tek qytetarët.
    “Kjo pamje na dëmton të gjithëve, jo vetëm vendin nga ku vjen, por edhe vetë Italinë. Vjen nga një vend që konsiderohet në rrugën e zhvillimit, por, fatkeqësisht, ka një qeveri të majtë që vetëm flet.
    E gjithë kjo plastikë mund të riciklohej, duke sjellë përfitime të mëdha, pasi materiali i parë është falas, në vend që të përfundojë në det. Është një qeveri që premton zhvillim dhe inovacion, por që në fakt është më e korruptuara në territorin evropian.
     
    Vetëm përmes ndihmës së Europës vendi mund të shohë dritën. Shqipëria mbetet e varfër. Në fshatra nuk ka koshë plehrash. Ata thonë se Tirana po zhvillohet, por Shqipëria nuk është vetëm Tirana.,” theksojnë mediat italiane.

  • “Vrau veten, pastaj armën e futi në sirtar”, familja e 34-vjeçarit shqiptar ‘luftë’ me drejtësinë italiane: E ekzekutuan! Si mundet prokurori të…

    “Vrau veten, pastaj armën e futi në sirtar”, familja e 34-vjeçarit shqiptar ‘luftë’ me drejtësinë italiane: E ekzekutuan! Si mundet prokurori të…

    Kanë kaluar dy vite që kur Klaudio Myrtaj u gjet i vdekur në një garazh në Vernante të Italisë.

    34-vjeçari shqiptar, i vendosur prej vitesh në Itali, ishte i njohur në fshatin e vogël në Val Vermenagna dhe qarkulluan dhe vdekja e tij solli shumë reagime.
    Fillimisht u fol për një vrasje dhe nuk u përjashtua as mundësia e një krimi të lidhur me drogën apo ndonjë krim pasioni.
    Por për Prokurorinë, e cila kërkoi mbylljen e çështjes, veprimi i Klaudios ishte vetëvrasje.
    Mediat italiane shkruajnë sot se familja Myrtaj ka qenë kundër këtij rindërtimi për dy vjet dhe gjyqtari i hetimeve paraprake ende nuk e ka thënë fjalën e tij përfundimtare. Ai mund të urdhërojë prokurorin të kryejë hetime të mëtejshme ose të konfirmojë mbylljen e çështjes.
    Ishte pasdite e së shtunës, 4 nëntor 2023, kur trupi i vdekur i të riut shqiptar u gjet në punishten e zdrukthëtarisë në qytetin e muraleve të Pinocchio-s, në Via Umberto Primo, disa hapa larg Bashkisë. Ai vdiq disa orë më vonë në spitalin e Cuneo-s.
    Nga autopsia rezultoi se ai kishte një plagë plumbi në bark, nga një pistoletë kalibri .22.
    Në këto dy vjet, pavarësisht kërkesës së prokurorit që çështja të mbyllet dhe duke përjashtuar kështu mundësinë e vrasjes, familja e 34-vjeçarit, si dhe e dashura e tij, nuk e pranojnë këtë pistë.
    Askush nuk e beson që Klaudio, i cili mbahet mend nga të gjithë si një njeri me humor që e donte jetën, i sjellshëm dhe punëtor, vendosi t’i jepte fund gjithçkaje. Arsyeja? Ajo pistoleta e kalibrit .22 nuk u gjet menjëherë në vendngjarje.
    “Do të ishte i vetmi rast vetëvrasjeje në të cilin nuk u gjet arma”, pohon avokati Alessandro Parola  avokati që përfaqëson ish-partneren e viktimës.
    Dhe në fakt, ajo armë u gjet vetëm pak ditë më vonë, në një sirtar në punishten e një të moshuari, ku Klaudio punonte herë pas here.
    Megjithatë, zejtari i moshuar nuk e raportoi kurrë posedimin e armës, por pas situatës, ai u detyrua të pranonte se ‘po, kam pasur një armë’.
    Megjithatë, diçka nuk shkon si për Parolën ashtu edhe për Federico Frenin, i cili, duke përfaqësuar familjen Myrtaj, paraqiti një kundërshtim ndaj kërkesës së Prokurorisë së Cuneos për të pushuar çështjen, e cila përjashtoi hipotezën e vrasjes.
    Pra, ajo që është e sigurt është se arma është lëvizur. Por pse? Dhe nga kush? pyesin avokatët, shkruajnë mediat italiane.
    Hipoteza e Prokurorisë është se kushdo që e ka lëvizur atë, ka pasur frikë. Kishte frikë se mos hetohej për vrasje. Kishte frikë nga pasojat e mundshme. Por sërish, nuk janë lëshuar kurrë urdhër-arreste apo urdhër-ndalimi dhe askush nuk është nën hetim për vdekjen e Klaudios.
    Megjithatë, avokatët besojnë se kushdo që e zhvendosi atë kishte një motiv, dhe ai motiv mund të lidhet pikërisht me vrasjen e tij.
    Vendosja e saj përsëri në sirtar disa ditë më vonë do të kishte qenë një mënyrë për të mashtruar hetuesit dhe për ta bërë të dukej si vetëvrasje.
    Ndërkohë familja vijon ‘luftën’ me autoritetet për t’i shkuar deri në fund kësaj historie, dhe për të zbuluar të vërtetën për vdekjen misterioze të djalit të tyre.

    Top Channel

  • Detajet/ GJKKO dënon me burg ish-deputetin Alqi Bllako, por pritet të lirohet nga qelia

    Detajet/ GJKKO dënon me burg ish-deputetin Alqi Bllako, por pritet të lirohet nga qelia

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë pasdite vendimin për ish-deputetin e PS Alqi Bllako, i akuzuar për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

    Trupa gjykuese e kryesuar nga Rudina Palloj vendosi si fajtor për korrupsion pasiv për përfitim të 119 mijë eurosh, dhe përfitim për 7 milion lekë, duke e dënuar me 4 vite burg, që në gjykim të shkurtuar shkojnë në 2 vite e 8 muaj burg. Po ashtu u vendos që t’i hiqet e drejta për funksionet publike për 5 vite.
    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se është vendosur të shuhet masa e sigurimit arrest në burg për Alqi Ballkon dhe është urdhëruar lirimi i tij nëse nuk ka masë tjetër.
    Kjo pasi masa e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit për Bllakon.
    Gjykata tha të lirohet nëse nuk mbahet për dënim tjetër, çka do të thotë se pritet të lirohet.

    Top Channel

  • Prefektja Evis Allushi zhvillon vizitë prezantuese në Sarandë, takim me zjarrfikësit dhe drejtuesit lokalë

    Prefektja Evis Allushi zhvillon vizitë prezantuese në Sarandë, takim me zjarrfikësit dhe drejtuesit lokalë

    Prefektja e Qarkut Evis Allushi zhvillon vizitë prezantuese në Sarandë – takim me zjarrfikësit dhe drejtuesit lokalë
     
    Ditën e sotme, Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, ka zhvilluar një vizitë prezantuese në qytetin e Sarandës, ku ka mbajtur një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve vendore dhe drejtues të shërbimeve publike.
     

     
    Gjatë takimit me drejtuesit e institucioneve shtetërore, prefektja theksoi rëndësinë e monitorimit dhe kontrollit të zbatimit të programit të qeverisë, duke kërkuar më shumë angazhim, bashkëpunim dhe përgjegjësi në zbatimin e politikave publike, si dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
     
    Një prej ndalesave të saj ishte në Shërbimin Zjarrfikës të Sarandës, ku prefektja Allushi u njoh nga afër me kushtet e punës dhe mjetet e ndërhyrjes që disponon ky sektor. Ajo bashkëbisedoi me punonjësit zjarrfikës për nevojat, vështirësitë dhe kërkesat që kanë në përballjen me emergjencat, sidomos gjatë sezonit turistik.
     
    Në përmbyllje të ditës, Prefektja zhvilloi një takim me drejtuesit e MZSH-ve dhe strukturave të emergjencave civile të bashkive Sarandë, Konispol, Finiq dhe Delvinë, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e gatishmërisë për situatat emergjente në të gjithë qarkun Vlorë.
     
    Saranda përmbytet sërish: Ujërat e zeza dhe të bardha pushtojnë Shëtitoren pas vetëm 15 minutash shi

     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Mln euro dëm shtetit! GJKKO liron nga qelia ish-CEO-n e Bankers, Leonidha Çobo

    Mln euro dëm shtetit! GJKKO liron nga qelia ish-CEO-n e Bankers, Leonidha Çobo

    Leonidha Çobo

    TIRANË-Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka zëvendësuar masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ me ‘arrest shtëpie’ për ish-drejtorin e ‘Bankers Petroleum’ Leonidha Çobo. Vendimi i u morr nga gjyqtari Erjon Çela. 
    Leonidha Çobo u arrestua në korrik të këtij viti me urdhër të Gjykatës së Fierit së bashku me 9 persona të tjerë pas një aksioni të zhvilluar në zyrat e “Bankers Petroleum Albania” në Fier. Ish-CEO akuzohet për veprën penale ‘Pastrim parash’. 
    Në “Bankers Petroleum” u zbulua një skemë abuzimi, me miliona euro dëm shtetit. Zyrtarët akuzohen për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’. Hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë zbuluar se kompania shmangu detyrimet tatimore duke deklaruar humbje për 20 vite. Edhe pse ‘Bankers’ nga viti 2004 deri në 2024 eksportoi dhe shiti brenda vendit 532 mld lekë naftë, por ka deklaruar humbje për vite me radhë, duke shmangur tatimet. Ndaj edhe dëmi i dyshuar në buxhetin e shtetit përmes përfitimit fiktiv të TVSH-së llogaritet në miliona eur/ZËRI

  • Inceneratori i Tiranës/ Alqi Ballko dënohet me 4 vite burg

    Inceneratori i Tiranës/ Alqi Ballko dënohet me 4 vite burg

    Alqi Ballko

    TIRANË-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur sot vendimin për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, i akuzuar për korrupsion pasiv në aferën e inceneratorit të Tiranës. GJKKO ka shpallur të fajshëm Ballkon, duke e dënuar me 4 vite burg.
    Pas reduktimit të dënimit, ai do të vuajë një dënim prej 2 vite e 8 muaj burg. Ballkos i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. Bllako akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste. Pas hetimeve të kryerja lidhur me çështjen, SPAK ka dalë në përfundimin se Bllako ka kryer veprime të kundraligjshme në kohën kur ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.
    Në seancën e sotme, SPAK paraqiti 37 fashikuj vetëm për Bllakon, ku pretendon se ka përfituar 120 mijë euro përmes kompanisë së babait të tij, por edhe 7 milion e 520 mijë lekë nga Vladimir Bezhani, nga shoqëria koncesionare për ndërtimin e inceneratorit.
    Inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK që prej verës së vitit 2023, pasi rezultoi se kompania e cila fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit me vlerë 128 milionë Euro, ka si pronarë biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.
    Të dy këta të fundit, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit. Në dhjetor 2023, SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, mes të cilëve zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit. Arrest në burg u caktua për Taulant Tushën, drejtor në Bashkinë e Tiranës. Në të njëjtën masë u vendos edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i dënuar për 2 koncensionet e tjera të inceneratorëve, si dhe ish-sekretari i kësaj ministrie, Alqi Bllako. Pjesa tjetër e personave që u akuzuan janë anëtarë të komisioneve përzgjedhëse të koncensionit.
    Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit është në qeli prej gati 2 vitesh, pasi është dënuar me 2 vite e 8 për inceneratorin e Fierit, ndërsa për inceneratorin e Elbasanit, Bllako gjithashtu është lënë në burg për të njëjtën periudhë kohe./ZËRI