Barcelona pritet të përballet sërish me kritika të forta për ndërtimin e “Camp Nou”, pas protestave të reja mbi punimet për rinovimin e stadiumit.
Në vitin 2023, klubi ishte kritikuar për përdorimin e praktikave të paligjshme të punës, por kishte premtuar se po korrigjonte situatën.
Tani, grupi turk i ndërtimit Limak, i cili ka marrë më parë kritika për shkelje mjedisore dhe të drejtave të punëtorëve, është sërish në qendër të vëmendjes.
Sindikata “Confederation Syndicate of Labour Commissions” (CCOO) protestoi këtë të mërkurë përpara “Camp Nou”, duke ngritur alarmin mbi punën e migrantëve të pa dokumentuar, që punojnë në kushte të paligjshme.
Kreu i CCOO, Carlos del Barrio, tha se rreth 50 punonjës janë të prekur.
“Disa prej tyre kanë punuar 12 orë në ditë, shtatë ditë në javë, për më shumë se një vit,” deklaroi ai për “Diario AS”.
“E dimë që ekziston shumë presion për të hapur stadiumin, por nuk mund të ndodhë kjo në kurriz të të drejtave të punëtorëve”, shtoi ai.
Protesta u shkaktua pasi kontraktorët “Limak” dhe “Ekstreme Works” kishin planifikuar të pushonin nga puna këta 50 punonjës, të cilët nuk janë të regjistruar në sigurimet shoqërore dhe aktualisht punojnë pa asnjë garanci ligjore në Spanjë.
Del Barrio i bëri thirrje qeverisë të aktivizojë ligjin që adreson situata të tilla për të garantuar të drejtat e punëtorëve.
“Momenti kur ata shkelin në territor turk, aftësia e tyre për t’u mbrojtur do të zvogëlohet,” theksoi ai.
Edhe pse “Limak” dhe “Ekstreme Works” po merren me këtë çështje pune, del Barrio vuri në dukje se Barcelona ka mbyllur sytë ndaj ankesave të tyre.
Category: Aktualitet
-

Frankfurti, midis inovacionit dhe kulturës, shpallet një nga qytetet më të mira për t’u vizituar
Frankfurti është ndër 62 destinacionet më të mira turistike në botë për vitin e ardhshëm – si qyteti i vetëm nga Gjermania – sipas revistës turistike Condé Nast traveler.
Lista përfshin qytete që dallohen, ndër të tjera, për inovacionin, kulturën dhe mikpritjen, sipas dpa .
Frankfurti do të jetë kryeqyteti botëror i dizajnit në vitin 2026, dhe autorët e revistës britanike të luksit shkruajnë se kjo është koha ideale për ta vizituar. Janë planifikuar më shumë se 200 ngjarje.
Përmendet gjithashtu hapja e Akademisë Hebraike vitin e ardhshëm, e cila do të krijojë një qendër të rëndësishme për arsim, shkëmbim dhe kulturë në lagjen West End.
Frankfurti – i quajtur Manhattan i Evropës për horizontin e tij – thuhet se ofron shumë më tepër sesa bankat dhe tregu i aksioneve.
“Është një qytet kontrastesh me një bukuri të habitshme, një metropol ku ende flitet dialekti vendas, një qytet botëror në një format xhepi.”
Frankfurti është qyteti i lindjes së Goethe-s dhe vendlindja e skenës tekno, si dhe një nga destinacionet më të mira gastronomike në Gjermani.
Rekomandime të tjera përfshijnë Hong Kongun dhe Brukselin – “kryeqyteti evropian shpesh i anashkaluar”, siç thuhet në përshkrim.
Përmenden gjithashtu gadishulli grek i Peloponezit dhe arkipelagu i Kaledonisë së Re në Paqësorin Jugor. -

“U bënë 6 rrugë që nuk ecin”/ Si dështoi trafiku i 4 tonëve drogë mes Dervishajt dhe Alibejt, zbardhen bisedat
Në emisionin “Në Shënjestër”, u publikuan të dhëna dhe për të tjerë koka të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilët bashkëpunuan me “të fortin” e Durrësit Plarent Dervishaj për të kaluar tonelata droge nga Amerika e Jugut.
“Shumë ngarkesa të fshehura në paleta druri janë sekuestruar nga policia në Mbretërinë e Belgjikës. Një ndër këto ngarkesa me 813 pako lëndë narkotike i përkiste edhe Ermir Ndreaj, i njohur si ‘Cinco’, ngarkesë që vinte nga Ekuadori.
“Në Shënjestër” publikoi dhe të dhëna nga dosja e SPAK ku provohet se ngarkesa me pllaka druri ardhur nga Ekuadori, që ka mbërritur më datë 29 prill në Portin e Anversës, ku pas skanimit u gjetën dy paleta me peshë totale 989 kg lëndë nartotike, i përkasin shtetasve Plaurent Dervishaj dhe Artur Hoxhosmani.
Ndërkohë që ka dyshime se edhe një ngarkesë tjetër e fshehur në një paletë banane, që i përket periudhës kohore 20 Maj 2020-27 Maj 2020 i përket disa shtetasve shqiptarë që kanë kryer trafik lëndësh narkotikësh në sasi të konsiderueshme, për qëllim përfitimi financiar, të cilën e kanë importuar në mënyrë të paligjshme në territorin e vendeve të BE-së. -

Alarm në Tiranë/ Analizat konfirmojnë se mandarinat e shitur ishte kancerogjene
Disa ditë më parë në supermarketet e Tiranës janë tregtuar mandarina të spërkatura me insekticidin periphos methyl, që ndryshe njihet me emrin tregtar akticllic.Nëse lexojmë etiketën ky preparat bujqësor është i ndaluar të përdoret të për të spërkatur në fushat e bujqësisë, ai përdoret për të dezinfektuar depot apo magazinat ushqimor dhe bishtajore , e pavarësisht kësaj në Shqipëri u shitën mandarina të spërkatura me këtë ilaç.
AKU tregoi paaftësinë të ndalonte tregtimin e tij produktit, nga ana tjetër edhe pse kanë kaluar 5 ditë AKU dhe MB ende nuk zbuluar gjurmueshmërinë nëse ky ishte një produkt shqiptar apo importi, dhe se sa është sasia e mandarinave me periphos methyl që ka shkuar të tryezat e qytetarëve të Tiranës, dhe jo vetëm ,
“Pimiphos methyl është një insekticid i grupeve fosofrogranik i cili vite më parë përdoren për të luftuar insektet në kushtet e vetecionit, por tashmë nuk përdoret më dhe ai aplikohet vetëm për produktet në ruajtje“, u shpreh pedagogu i UBT, Shpend Shahini.
Qenë analizat laboratorike të ISUV ato që dhanë alertin se mandarinat janë spërkatur me këtë ilaç. Nëse lexojmë etiketën e produktit kuptojmë edhe arsyen se përse komuniteti europian e ka hequr nga lista e preparateve bujqësore që lufton insektet në pemë. Rreziqet që vijnë nga ky helm janë shumta, saktësisht në shishet e ilaçit.
Perimiphos methyl
Mund të shkaktojë acarim të rrugëve të frymëmarrjes
Mund të shkaktojë përgjumje
Dyshohet se shkakton kancer
Shkakton dëmtime të organeve të sistemit nervor qendror
Ky ilaç nuk duhet të ishte tek mandarina dhe fajin për këtë nuk e ka vetëm fermeri, por edhe specialist i drejtorisë së bujqësisë i cili duhet të jetë në terren për të informuar bujkun.
“Bazuar në analizën që ju thoni atëherë mendojmë që fermerët e kanë përdorur në kushtet e vegjatacionit atëherë këtu hyn roli i famacistëve dhe ekspertëve bujqësor që duhet të jenë afër fermerëve për t’i rekomanduar“, tha Shahini.
Deri më tani AKU dhe Ministria e Bujqësisë nuk kanë bërë asnjë reagim për skandalin e mandarinave të rrezikshme, Ky rast ngre shqetësime serioze mbi kontrollin e zinxhirit ushqimore dhe vë në pikëpyetje sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit. -

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dje ka qenë një vendim politik”/ ‘Veliaj’, reagon juristja: Gjëja më e shëmtuar
Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë televizive, tha se mungesa e Veliajt, pengon shumë Bashkinë në punët e përditshme. Gjithashtu Gjikondi theksoi se Erion Veliaj ka 13 akuza dhe se sipas saj duhet të përballet, me ligjin, pasi me veprimet e tij po bën “kurban” kryeqytetin për interesat e tij.
“Pjesa e Berishës ndryshon nga zoti Veliaj. Në lidhje me Veliajn për këtë tre mujorshin nuk ka asnjë citim me arsye apo pa arsye. Mungesa e tij patjetër që e dëmton Bashkinë në punët e saj. Unë mendoj që vendimi i vendimi i Gjykatës Kushtetuese dje ka qenë një vendim politik. Dhe mos harrojmë që nga 8 gjyqtarë që janë, duhet të ishin 9. Nga tetë anëtarë, vetëm 7 prej tyre janë të gjithë juristë të ardhur karriere.
Dhe kjo është shumë skandaloze që ndodh vetëm në Shqipëri. Pra vetëm një prej tyre të ketë strukturë mendimi prej gjyqtari dhe 7 të tjerë të jenë të propozuar nga filtra politik. Gjëja më e trishtueshme është që ne nuk merremi me pjesën se si Veliaj arrin të bëj kurban kryeqytetin për interesat e tij. Në momentin që ka 13 akuza të forta penale nga SPAK të çuara në GJKKO, dhe nuk përballet por gjen arsye për të shtyrë gjyqin. Kjo është gjëja më e shëmtuar”, tha ndër të tjera ajo. -

Buxheti 2026, rriten pagat e pensionet/ Rekord me 8.9 miliardë euro, për herë të parë indeksohen pagat në shtet
Është depozituar ne Kuvend projektligji më i rëndësishëm i vendit për vitin 2026.
I konsideruar si buxheti më i madh në histori, vitin e ardhshëm do të kap vlerën e 886 miliardë lekëve ose 8.9 miliardë eurove. Këto pra do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për duke nisur nga shëndetësia mbrojtja sociale përfshirë këtu pensionet dhe ndihmën ekonomike, infrastruktura, arsim e bujqësi, drejtësi dhe mbrojtje në kuadër të detyrimeve ndaj NATO-s.
Shpenzimet pritet të rriten në këtë vit të ardhshëm me 6.7% krahasuar me aktin normative të fundit. Ndërsa nga ana tjetër të ardhurat planifikohen të arrijnë në 823 miliardë lekë ose 8.2 miliardë euro apo 6.8% më shumë.
Ndalur sipas institucioneve Minsitria e Shëndetësisë merr edhe pjesën më të madhe të buxhetit në 82.5 miliardë lekë ose 820 milionë euro. Një fokus të veçantë në buxhet kanë politikat sociale. Qeveria parashikon 100 milionë euro për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e medikamenteve.
Institucioni i dytë që parashikohen më shumë shpenzime është Ministria e Infrastrukturës me 772 milionë euro. Në këtë ritëm vijon dhe ministria e arsimit, buxheti I të cilës është rritur në 620 milionë euro. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes do të ketë një buxhet 589 milionë euro. Ministria e Bujqësisë do të marrë 14 milionë euro më shumë duke arritur në një buxhet 162 milionë euro për 2026. .(grafik)
Në projektbuxhetin për vitin 2026, investimet publike janë planifikuar të arrijnë në 179.6 miliardë lekë apo 1.8 miliardë euro, duke përfaqësuar 6.5% të PBB-së.
“Përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 5 miliardë lekë dhe 6.8 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes me BE). NË planifikimin e investimeve për vitin 2026 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm dhe do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim.”
Në vitin 2026, financimet për kontratat koncesionare dhe projektet e partneritetit publik-privat (PPP) me mbështetje nga buxheti i shtetit parashikohen të pësojnë një rënie krahasuar me vitin paraardhës. Për 11 kontrata koncesionare do të shpenzohen 120 milionë euro nga 139 milionë euro në 2025.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mban peshën më të madhe të fondeve për këto kontrata, ndërsa rruga e Arbrit është koncesioni me vlerën më të lartë të financimit në vend.
Sa i përket pushtetit vendor granti nga buxheti i shtetit për 61 njësitë do të arrijë në 473 milionë euro nga 431 në 2025.
Ky projektbuxhet 2026 është shoqëruar gjithashtu dhe me paketën fiskale e cila përfshin paqen fiskale, rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, ndryshimet në TVSH për bujqësinë, si dhe rritjen e pagës minimale 1 janar 2026 në 50 mijë lek dhe në të njëjtën masë edhe paga maksimale. Ndërsa pagat në administratë pritet të indeksohen me 2.5%.Top Channel
-

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Genc Deromemaj ka dhënë dorëheqjen sot nga posti i drejtorit të Kadastrës së Vlorës, vetëm katër muaj pas marrjes së detyrës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Deromemaj, ish-kreu i Partisë Demokratike në Vlorë, u emërua në krye të institucionit më 24 qershor 2025. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Ai ka qenë anëtar i Partisë Demokratike që prej vitit 2002 dhe ka mbajtur për disa vite drejtimin e degës së PD-së në qarkun e Vlorës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

Reagon Kryeministri Rama për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Lirojeni Erion Veliaj të drejtojë Bashkinë!
Nga Edi Rama
“Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë, apo jo?!
2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet, apo jo?!
3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë, apo jo?!
Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në një postim në platformën “X”
Mesazhi i kryeministrit është si një fjalëkryq që kush kupton e merr vesh se ai ka gjuajtur në të gjitha drejtimet, me saktë kudoshpues dhe në 360 gradë godasin “plumbat” e tij! -

Buxheti i shtetit, pushteti vendor do të marrë 473 mln euro
Në prag të nisjes së diskutimeve për një tjetër reformë territoriale, që do të sjellë një ndarje të re të bashkive, qeveria vijon të rrisë mbështetjen për pushtetin vendor. Për vitin 2026, bashkitë do të marrin nga buxheti i shtetit në formën e transfertës 47.3 miliardë lekë ose gati 473 milionë euro, nga 43.1 miliardë lekë në vitin 2025, një rritje prej 4.2 miliardë lekësh ose 9.7%.
“Gjatë vitit 2026, pushteti vendor do të përfitojë në total 47.3 miliardë lekë në formën e transfertave, nga të cilat 27.8 miliardë lekë ose 59% është transfertë e pakushtëzuar e përgjithshme e cila shpërndahet përmes formulës, 14 miliardë lekë ose 30% është në formën e transfertës së pakushtëzuar sektoriale për financimin e funksioneve të transferuara në nivel vendor, dhe 5.5 miliardë lekë ose 11 % në formën e transfertës sektoriale për rritjen e pagave”, thuhet në relacion.
Po ashtu bashkive do t’u jepet një grant prej 200 milionë lekësh apo 2 milionë euro në bazë të performacës së tyre. Përmes këtij projektbuxheti qeveria ka shtuar edhe paratë që do të jepen për 61 bashkitë e vendit për menaxhimin e mbetjeve. -

Kreu i SPAK kërkon trajnim njëvjeçar për prokurorin Arben Agovi
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani e ndryshoi qëndrimin e tij përfundimtar në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Arben Agovi, duke kërkuar të martën dërgimin e tij për trajnim njëvjeçar në Shkollën e Magjistraturës, ndryshe nga kërkimi për shkarkim nga detyra gjatë parashtrimeve një javë më parë.
Prokurori Klodian Braho që përfaqëson Dumanin në këtë çështje, vërejti se pas shpjegimeve dhe provave të dorëzuara nga subjekti, për dy nga çështjet e trajtura në ankim bien shkaqet. Në vijim ai paraqiti konstatimet për pesë çështje të tjera të hetuara prej Agovit, duke vlerësuar se nuk janë kryer hetime të plota, fakte që sipas Brahos, janë konkluduar dhe nga gjykatat që kanë rrëzuar vendimarrjet e Agovit.
Braho u shpreh se, megjithëse pamundësia financiare dhe problemet e konstatuara për profesionalizmin nuk janë të mjaftueshme për të sjellë penalizim, është e nevojshme që subjekti të kryejë trajnimin njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës. Në përfundim Braho kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit për konfirmimin e Agovit, pezullimin e tij nga detyra dhe detyrimin për të ndjekur trajnimin në Shkollën e Magjistraturës.
Përfaqësuesi ligjor i prokurorit Agovi, avokati Julian Mërtiri paraqiti me detaje qëndrimet lidhur mbi çdo shkak ankimi. Për disa përj çështjeve të trajtuara, Mërtiri theksoi se subjekti ka dhënë shpjegime bindëse dhe se gjykatat i kanë gjetur të drejta vendimarrjet e tij. Ai i cilësoi veprimet hetimore e procedurale të kryera nga subjekti sit ë plota, të detajuara e vendimtare për zgjidhjen e çështjeve.
Sipas Mërtirit, subjekti ka dhënë shpjegime shteruese për gjithë gjetjet e konstatuara, ndërsa për shkaqet e ankimit vërejti se në ato nuk evidentohen mangësi profesionale. Në përfundim, ai i cilësoi shkaqet e ngritura të pamjaftueshme për të sjellë ndryshimin e vendimit të Komisionit dhe kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit të prokurorit Arben Agovi.
Kolegji u tërhoq për të marrë vendimin që u njoftua se do të shpallet më datë 12 nëntor, në orën 09:30.
Arben Agovi u konfirmua në detyrë më 13 dhjetor 2023 në mënyrë unanime nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Roland Ilian dhe anëtare Genta Tafa Bungon. Gjatë seancës dëgjimore më 11 dhjetor, Agovi dha shpjegime për burimin e një apartamenti të blerë nga prindërit, një bilanc negativ si pasojë e pasaktësive në deklarimin e kursimeve cash si dhe për gjetjet në disa prej çështjeve të denoncuara nga publiku. Ndërkohë, ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.
Komisionerja Publike, Irena Nino vlerësoi ndryshe nga KPK, duke ngritur shkaqe në kriterin e aftësive profesionale, duke pretenduar se subjekti i rivlerësimit nuk kishte dhënë shpjegime bindëse, si dhe nuk kishte arritur të provojë të kundërtën e barrës së proves. Nino kërkoi në ankim shkarkimin e Agovit./ Reporter.al
