Aktualitet

38700 rezultate u gjendën

  1. Përplasjet e ashpra përpara Kuvendit, deputetët e PD-së tentojnë të ndalojnë autobotin e ujit

    Përplasjet e ashpra përpara Kuvendit, deputetët e PD-së tentojnë të ndalojnë autobotin e ujit

    Përplasje të ashpra kanë ndodhur përpara godinës së Kuvendit mes protestuesve, deputetëve të PD-së dhe policisë. Gjatë protestës, policisë i erdhën në ndihmë dhe autobote, të cilët tentuan të shpërndanin me ujë qytetarët. Deputetët e PD-së ndërhynë menjëherë për të mos lejuar autobotin të lëvizte, duke sjellë përplasje të tjera me policinë. Top Channel

  2. Me shami në fytyrë për të bllokuar gazin lotsjellës, Shkëlzen Berisha shfaqet në protestë

    Me shami në fytyrë për të bllokuar gazin lotsjellës, Shkëlzen Berisha shfaqet në protestë

    Gjatë protestës së opozitës para Parlamentit, Shkëlzen Berisha, djali ish-kryeministrit Sali Berisha, u shfaq mes protestuesve me një shami mbi hundë dhe gojë, për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës që përdori policia për të shpërndarë turmën. Shkëlzen Berisha u pa ndër qytetarët, duke mbështetur qëndrimin e tyre dhe duke marrë pjesë në aktivitetin e protestës. […]

  3. Protestuesi shkëputet nga turma dhe e ndjek me çadër në dorë, efektivi i policisë largohet me vrap (Video)

    Protestuesi shkëputet nga turma dhe e ndjek me çadër në dorë, efektivi i policisë largohet me vrap (Video)

    Një moment i veçantë në protestë ishte dhe ai i një qytetari që shkëputet nga turma e protestuesve dhe me çadër në dorë ndjek një nga efektivët e policisë, që ndodhej para Kuvendit. Siç shihet në këto pamje, protestuesit ndjek me çafër në dorë punonjësin e rendit, ndërsa ky i fundit ia mbath me vrap. […]

  4. Berisha nga selia blu: Nuk do të ndalemi deri në rrëzimin e Ramës, tani as vrimën e miut nuk do ta gjesh më

    Berisha nga selia blu: Nuk do të ndalemi deri në rrëzimin e Ramës, tani as vrimën e miut nuk do ta gjesh më

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve, të cilët iu bashkuan protestës së opozitës dhe sipas tij, lebetitën regjimin e urryer të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Duke folur për mediat para selisë blu, Berisha tha se Edi Rama as në zyrë nuk qëndroi përkundër asaj që i kërkoi më herët. “Së pari, mirënjohje […]

  5. Gazi lotsjellës kishte skaduar/ Policia gjen zgjidhjen, e hedh mbi protestuesit e opozitës

    Gazi lotsjellës kishte skaduar/ Policia gjen zgjidhjen, e hedh mbi protestuesit e opozitës

    Gjatë protestës së sotme të opozitës, gazetarët kanë vënë në dukje se, gazi lotsjellës i hedhur nga policia drejt protestuesve kishte skaduar prej më shumë se 2 vitesh. Policia përdori në masë të madhe hedhjen e gazit lotsjellës drejt protestuesve si te Kryeministria ashtu edhe para ambienteve të Kuvendit, për të shpërndarë qytetarët. Gazi lotsjellës […]

  6. “Duam të ikim në shtëpi”, përplasje mes policisë dhe deputetëve të PD: Këtu nuk kaloni

    “Duam të ikim në shtëpi”, përplasje mes policisë dhe deputetëve të PD: Këtu nuk kaloni

    Përplasjet mes policisë dhe deputetëve të PD, si dhe protestuesve, kanë vijuar edhe te Rruga e Elbasanit, në afërsi të selisë blu. Ndërkohë që autobotet e ujit të policisë po përpiqeshin të largoheshin, rruga u bllokua nga protestuesit. Në një moment, një nga drejtuesit e grupit të policisë kërkoi që të hapej rruga, duke thënë: […]

  7. Berisha: Protestuesit goditën regjimin, nuk do të gjejë as vrimë miu ku të fshihet

    Berisha: Protestuesit goditën regjimin, nuk do të gjejë as vrimë miu ku të fshihet

    Kryedemokrati Sali Berisha pas protestës mbajti një fjalë para selisë blu. Ai tha se mbrëmjen e sotme qytetarët lebetitën Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Sipas tij Rama dhe minsitrat nuk do të kenë më se ku të fshihen. “Protestuesit goditën regjimin e urryer, narkoditatorin. Të mbledhur nga Tirana dhe mbarë Shqipëria në një protestë, […]

  8. “Protestuesit paqësorë”, Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë deri në fundin e Ramës

    “Protestuesit paqësorë”, Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë deri në fundin e Ramës

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas përfundimit të protestës, nga selia blu kërkoi lirimin e protestuesve të arrestuar nga policia pas përplasjeve me forcat e rendit. Berisha deklaroi se 25 protestues paqësorë janë arrestuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Ai e cilësoi kryeministrin Rama si “armik të çdo shqiptari” dhe shtoi se opozita […]

  9. FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

    FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

    Gent Strazimiri, i njohur si deputeti me kobure, është parë duke u përplasur me policinë në protestën e sotme. Nuk dihet në deputeti demokrat e kishte koburen me vete a jo. Sakaq, edhe deputetët e tjerë demokratë Klevis Balliu, Tomorr Alizoti, Albana Vokshi, dhe Sajmir Korreshi u përplasën fizikisht me formacionin e policisë që marshonte […]

  10. Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

    Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

    Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, ishte i pari që hapi fjalimet në protestën e PD, në sheshin para kryeministrisë. “Sot nuk jemi mbledhur për spektakël politik as për tu numëruar nga dronët vampirë të medias së Edi Ramës. Nuk jemi mbledhur sot as për tu parë me urrejtje nga perdet e dritaret e frikës së […]