Aktualitet

56782 rezultate u gjendën

  1. Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet  Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para?  Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie.  Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare.  Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para?  Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror.  Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare.  Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri.  Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.

    Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.

    Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e […]

  2. Krerët e komuniteteve fetare bashkë për familjen: Mbetet institucioni themelor, bashkë kundër drafteve e ligjeve

    Krerët e komuniteteve fetare bashkë për familjen: Mbetet institucioni themelor, bashkë kundër drafteve e ligjeve

    Krerët e komuniteteve fetare në vend, kanë kundërshtuar njëherësh martesat brenda gjinisë. Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë organizoi sot simpoziumin me temë “Së Bashku për Familjen: Dialog Ndërfetar dhe Institucional”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, theksoi rëndësinë jetike të familjes në ruajtjen e […]

  3. EMRAT/ Shefi i komisariatit Sarandë dhe 3 oficerë drejtues në pranga për ndërtim pa leje

    EMRAT/ Shefi i komisariatit Sarandë dhe 3 oficerë drejtues në pranga për ndërtim pa leje

    Një operacion i Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka çuar në arrestimin e disa punonjësve të policisë në Sarandë, pas dyshimeve për përfshirje në një rast ndërtimi të paligjshëm në zonën bregdetare. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka nisur pas një informacioni të mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, […]

  4. Shefi i Komisariatit dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Policisë së Sarandës të arrestuar nga AMP, zbardhen detajet nga aksioni në jug të vendit

    Shefi i Komisariatit dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Policisë së Sarandës të arrestuar nga AMP, zbardhen detajet nga aksioni në jug të vendit

    Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, nënkomisari i Krimeve të Sarandës, Andi Duro dhe 2 specialistë të policisë janë prangosur ditën e sotme, ndërsa priten edhe arrestime të tjera, në kuadër të hetimeve për përfshirjen e efektivëve në abuzimet me ndërtimet pa leje në zonat më të lakmuara bregdetare të jugut, Sarandë dhe […]

  5. Shkrihet Komisariati i Sarandës, në pranga pothuajse i gjithë ekipi drejtues

    Shkrihet Komisariati i Sarandës, në pranga pothuajse i gjithë ekipi drejtues

    Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, Shefi i Krimeve të Sarandës, Andi Duro dhe 2 specialistë të policisë janë prangosur ditën e sotme, ndërsa priten edhe arrestime të tjera, në kuadër të hetimeve për përfshirjen e efektivëve në abuzimet me ndërtimet pa leje në zonat më të lakmuara bregdetare të jugut, Sarandë dhe […]

  6. Shtyhet afati për në BE? Deputeti Mziu: Shqipëria po bën hapa pas, ja pse e votuam Rezolutën e Integrimit

    Shtyhet afati për në BE? Deputeti Mziu: Shqipëria po bën hapa pas, ja pse e votuam Rezolutën e Integrimit

    Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian vijon të jetë në qendër të debatit politik, ku opozita akuzon qeverinë për mungesë progresi dhe për hapa pas. Sipas deputetit demokrat Xhelal Mziu, vendi jo vetëm që nuk po ecën përpara drejt standardeve të kërkuara, por po shfaq shenja regresioni, duke e larguar vizionin e “Shqipërisë […]

  7. “Tirana në krizë qeverisjeje?”/ Braçe ngre alarmin për problemet e qytetit: Bashkia ka probleme serioze në qeverisje

    “Tirana në krizë qeverisjeje?”/ Braçe ngre alarmin për problemet e qytetit: Bashkia ka probleme serioze në qeverisje

    Në një intervistë në  një emision televiziv, deputeti socialist, Erion Braçe foli për kandidaturën e tij për Tiranën, por edhe për zhvillimet politike në vend. Braçe gjithashtu u ndal te një sërë problematikash me të cilat përballet Tirana, duke shpjeguar edhe arsyet që e shtynë të njoftonte kandidaturën e tij për Tiranën. “Për çfarë më […]

  8. “Ajo që unë kam kërkuar është…”/ Flet Braçe: PS duhet të jetë e hapur dhe dinamike, jemi kthyer në një mur

    “Ajo që unë kam kërkuar është…”/ Flet Braçe: PS duhet të jetë e hapur dhe dinamike, jemi kthyer në një mur

    Në një intervistë televizive, deputeti Erion Braçe deklaroi se partia socialiste duhet të jetë një parti e hapur dhe ku mbizotëron dialogu. Braçe kujtoi 2005, për të cilën u shpreh se procese që nisën në atë kohë, nuk janë më sot në PS. “Ajo që unë kam kërkuar është jo një qokë, apo për të […]

  9. “Ai që e pengon të gjithë procesin, është vetë Edi Rama”/ Zhulali: Sot do të duhet të bëjë kurban, Belinda Ballukun

    “Ai që e pengon të gjithë procesin, është vetë Edi Rama”/ Zhulali: Sot do të duhet të bëjë kurban, Belinda Ballukun

    Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, deklaroi se Edi Rama ndodhet përballë një zgjedhjeje të vështirë politike, të cilën ajo e cilësoi si “momenti i kurbanit”. Gjatë bisedës televizive, u shpreh se kreu i qeverisë duhet të zgjedhë mes zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe procesit të integrimit europian. Sipas saj, […]

  10. Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

    Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

    Administrata Tatimore ka njoftuar zyrtarisht nisjen e procesit për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve të prapambetura tatimore dhe doganore, një lëvizje që pritet të lehtësojë mijëra biznese në vend. Duke nisur nga data 10 qershor 2026, hyn në fuqi ligji nr. 86/2025, i cili parashikon amnisti të plotë apo të pjesshme të borxheve, gjobave dhe […]