Carragher për kaosin te Manchester City: Po të isha De Bruyne, do të isha i tërbuar. Dorëzoni trofetë e trukuar!

Carragher për kaosin te Manchester City: Po të isha De Bruyne, do të isha i tërbuar. Dorëzoni trofetë e trukuar!

30 Shtator 2026 14:18 Alfred Lleshi Çështja e Manchester City po trondit botën e futbollit. Premier League ka përcaktuar se klubi është përgjegjës për 114 akuzat, që variojnë nga falsifikimi i bilanceve te kontratat e lojtarëve gjatë një dekade. City vazhdon të deklarojë pafajësinë, ndërsa ish-lojtarë të shumtë kanë reaguar ashpër. Ish-mbrojtësi i Liverpool-it dhe analisti i “Sky Sport”, Jamie Carragher, përmendi rastin e Kevin De Bruyne, sot te Napoli: “Po të isha ish-lojtar i Manchester City, do të isha i tërbuar dhe kështu ndihem tani. Duhet të jetë shumë e vështirë për ta të shohin gjithçka që po ndodh dhe pothuajse të ndiejnë se një pjesë e karrierës së tyre do të ketë një asterisk. Mendoj për Kevin De Bruyne, një nga lojtarët më...