Carl Patsch, arkeologu dhe historiani austriak që studioi Shqipërinë dhe ilirët

Carl Patsch, arkeologu dhe historiani austriak që studioi Shqipërinë dhe ilirët

12 September, 2026 - 11:30 Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot në 158 vjetorin e lindjes Carl Patsch, arkeologun dhe historianin austriak që studioi Shqipërinë dhe ilirët.I lindur më 12 shtator 1868, Paç drejtoi për disa vite Muzeun Krahinor të Bosnjë-Hercegovinës dhe Institutin për Hulumtime Ballkanike në Sarajevë, në vitin 1921 u vendos në Vjenë, ku vijoi veprimtarinë akademike si profesor në Universitetin e Vjenës.Studimet e tij të gjera mbi Bosnjë-Hercegovinën, një trevë e banuar në lashtësi nga ilirët, e shtynë Paçin ta zgjeronte interesin shkencor edhe drejt Shqipërisë. Në serinë e botimeve të Institutit të Sarajevës, nën kujdesin e tij, u botuan një sërë veprash mbi gjeografinë, etnografinë dhe folklorin e Shqipërisë, ndër to edhe punime të autorëve shqiptarë.Rezultatet e kërkimeve të tij arkeologjike dhe...