Çarje në aleancën e Netanyahut, partitë ultraortodokse i mohojnë mbështetjen në garën për qeverinë e re

Çarje në aleancën e Netanyahut, partitë ultraortodokse i mohojnë mbështetjen në garën për qeverinë e re

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përballet me një dobësim të mbështetjes politike, pasi një prej partive kryesore hebraike ultraortodokse ka refuzuar ta rekomandojë atë për drejtimin e qeverisë së re. Vendimi i Judaizmit të Bashkuar të Torës, që ka shtatë vende në parlament, shënon një krisje të rëndësishme në aleancën politike që ka mbështetur Netanyahun për vite me radhë. Vendimi u mor nga të dy fraksionet e partisë, Degel HaTorah dhe Agudat Yisrael, të cilat përfaqësojnë komunitete të ndryshme të hebrenjve ultraortodoksë. Sipas raportimit të Reuters, shkak i pakënaqësisë është edhe mosmiratimi i një ligji që do t’u garantonte studentëve të shkollave fetare hebraike përjashtimin nga shërbimi ushtarak. Përfaqësuesit e UTJ-së kanë bërë të ditur se mbështetja e tyre për çdo qeveri të ardhshme do...