No Image Available

CAPITAL T NUK TËRHIQET, MESAZH I FORTË PAS TELEFONATËS SË PËRFOLUR NGA POLICIA

Reperi Capital T ka reaguar publikisht për protestat studentore në Shqipëri, duke shprehur mbështetjen për të rinjtë dhe qytetarët që kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre. Reagimi vjen pas publikimit të një audioincizimi që pretendohet se përmban një bisedë mes artistit dhe një personi që prezantohet si punonjës policie. Përmes një videomesazhi, Capital T ka deklaruar se është mirë dhe se qëndrimi i tij në mbështetje të studentëve nuk ka ndryshuar. Artisti është shprehur i shqetësuar për pamjet e dhunës gjatë protestave dhe ka theksuar rëndësinë që zëri i studentëve të dëgjohet.   ntv.al