Callum Turner drejt rolit të James Bondit, aktori i nënshtrohet provës filmike

Callum Turner drejt rolit të James Bondit, aktori i nënshtrohet provës filmike

Aktori britanik Callum Turner është ndër emrat favoritë për të marrë rolin e agjentit të famshëm James Bond, duke iu nënshtruar të premten një prove filmike para producentëve në Berkshire të Anglisë. Turner, 36 vjeç, i njohur për rolet në filmat “Fantastic Beasts” dhe “Emma”, është bashkëshorti i këngëtares shqiptare Dua Lipa. Ai është njëri nga katër aktorët që kanë arritur në fazën përfundimtare të përzgjedhjes për të pasuar Daniel Craigun në rolin e agjentit 007, raporton “Daily Mail”. Në garë për rolin ikonik janë edhe aktorët britanikë Jack Lowden dhe Josh O’Connor, si dhe aktori australian Jacob Elordi. Provat filmike pritet të vazhdojnë gjatë fundjavës, ndërsa përzgjedhja e aktorit që do të marrë përsipër rolin e ri të Bondit mbetet një nga çështjet më...