Caktuan vetë pagat e tyre, Braçe: KLGJ e KLP të kërkojnë falje se morën kompetencat e Kuvendit, mund t’i kallëzojmë
erion brace TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe, ka kritikuar KLGJ dhe KLP për vendimin për të përcaktuar vetë pagat e magjistratëve. Në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, Braçe tha se KLGJ dhe KLP duhet të kërkojnë falje, pasi sipas tij, morën kompetenat e Kuvendit. Sipas Braçes, vendimi i tyre përbën një akt që mund të kallëzohet. Ai shtoi se pasi Kuvendi të kërkojë ndjesë që nuk zbatoi vendimin brenda afatit të 31 korrikut, duhet t'i kallëzojë. “Ata të KLP dhe KLGJ t’i kërkonin ndjesë minimalisht deputetëve të këtij komisioni, që ka atributet kushtetuese për përcaktimin e rrogave të tyre. Vendimi i tyre, jo vetëm që nuk ka pyetur për këtë, por ka marrë kompetenca të drejtpërdrejta të Kuvendit të Shqipërisë. Gjykata Kushtetuese i kërkoi parlamentit t’ia përcaktonte...
Burimi:
zeri.ai