Bysheku i Elbasnit feston, natyra dhe tradita bashkojnë qytetarë e turistë

Bysheku i Elbasnit feston, natyra dhe tradita bashkojnë qytetarë e turistë

Bysheku në Elbasan mori ngjyrat e festës, duke mirëpritur qindra qytetarë, të apasionuar pas natyrës, vizitorë vendas dhe turistë të huaj, të cilët zgjodhën ta kalojnë të djelën mes gjelbërimit, muzikës, traditës dhe bukurive të zones, dhe piknikut. Aktiviteti, i organizuar nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, solli një atmosferë të veçantë në Byshek, me muzikë live, DJ, grup kërcimi, panair dhe momente argëtimi për të gjitha moshat. Në fjalën e tij, Kryetari Gledian Llatja u shpreh se Bysheku është një nga pasuritë turistike të Elbasanit dhe se Bashkia do të vijojë ta promovojë e zhvillojë këtë zonë, duke investuar në turizëm dhe duke krijuar më shumë mundësi për komunitetin dhe ekonominë lokale. Panairi i artizanatit dhe produkteve tradicionale i dha një...