Bypass-i i Elbasanit, ministri Karakaçi: Vijon puna për dy fazat e para, financim edhe për fazat pasuese
Punimet për ndërtimin e dy fazave të para të Bypass-it të Elbasanit kanë hyrë në zbatim, pas lidhjes së kontratave përkatëse. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se puna në terren ka nisur dhe po vijon me ritme të mira. Sipas ministrit, dy fazat e para janë veçanërisht të rëndësishme pasi lidhen me segmentin ku përfundon autostrada Tiranë-Elbasan dhe ku përqendrohet një pjesë e konsiderueshme e trafikut. “Kontratat për dy fazat e para janë lidhur dhe vijon avancimi i punimeve”, u shpreh Karakaçi pas mbledhjes së qeverisë, duke theksuar se situata po ndiqet nga afër edhe në terren. Një element që pritet të lehtësojë ecurinë e projektit është fakti se për këto dy faza nuk parashikohen shpronësime të mëdha. Një pjesë e procedurave...
Burimi:
kohajone.com