Bylisi merr fitore të madhe ndaj Elbasanit, qëndron në garë për qëndrimin mes me të mirave
Bylisi mbahet në jetë, pasi arrin një fitore me përmbysje përballë Elbasanit në një ndeshje, në të cilën shënuan të parët, u barazuan, por arritën ta kthejnë, në një moment kur edhe rivalët direkt po bënin mirë. Ishte Marku që kaloi fillimisht në avantazh skuadrën e Mirel Josës, teksa më pas Loukili baraoi për verdheblutë dhe rihapi ndeshjen. Bylisi u rikthye në avantazh minutën 81-të me një autogol të Olberkis, duke siguruar një fitore të madhe, që i mban në garë për mbijetesën. Elbasani merr një humbje që nuk ia heq kreun, por i humb shansin për tu shkëputur nga Vllaznia dhe Egnatia. Bylis-Elbasani 2-1Marku 47’, Olberkis (aut.) 81’/ Loukili 55’ Top Channel
Burimi:
top-channel.tv