Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, prezantoi projektbuxhetin e vitit 2027 në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku bëri të ditur se shpenzimet për mbrojtjen do të arrijnë në 2.35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Nufi theksoi se buxheti parashikon një rritje prej 10% krahasuar me vitin 2026, ose 6.9 miliardë lekë më shumë, të cilat do të shkojnë drejtpërdrejt për shpenzimet bazë të mbrojtjes. Ministri u pyet nëse buxheti ishte i konsultuar apo i bërë sipas kërkesave të NATO-s dhe ai e pohoi. Fjala e Nufit në Komision: “Për vitin 2027, me këtë projektbuxhet shkojmë në 2.35% të GDP-së vetëm për shpenzimet bazë të mbrojtjes. Rritja prej 6.9 miliardë lekësh shkon drejtpërdrejt në këtë kategori”, deklaroi ministri Nufi. Ermal Nufi: Në Samitin...
Burimi:
javanews.al