Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

Buxheti i bujqësisë për vitin 2027 do të jetë 17.9 miliardë lekë, me një rritje prej vetëm 1.1 miliardë lekësh krahasuar me një vit më parë. Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, bëri me dije në Komisionin e Bujqësisë se 47% e fondeve do të përqendrohen në katër drejtime kryesore, zhvillimin e qëndrueshëm dhe zonat rurale, sigurinë ushqimore, peshkimin dhe përforcimin e infrastrukturës së kullimit. Sipas ministrit, buxheti për vitin e ardhshëm përfaqëson një rritje prej 10% krahasuar me vitin 2026, ndërsa edhe mbështetja për fermerët do të jetë 10% më e lartë. Salla bëri të ditur gjithashtu se, përveç fondeve të parashikuara në buxhet, janë siguruar edhe 72 milionë euro nga Banka Botërore për ngritjen e laboratorëve. Por shifrat e paraqitura nga ministri nuk bindën...