Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar psikolog institucional për të mbështetur hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për shkak të presioneve psikologjike, kërcënimeve dhe ngarkesës së lartë me të cilat përballen gjatë ushtrimit të detyrës. Kjo kërkesë u bë nga përfaqësuesit e SPAK, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Gjatë kësaj seance përfaqësuesit e SPAK prezantuan nevojat buxhetore për vitin 2027. Drejtori i buxhetit në SPAK, Armand Shini deklaroi se psikologu institucional do të ofrojë mbështetje për stafin e BKH-së, por edhe do të ndihmojë në proceset hetimore. Më tej, ai shtoi se psikologu do të asistojë edhe në intervistat që do të bëjnë hetuesit e BKH, do të asistojë dëshmitarët e rrezikuar, por edhe bashkëpunëtorët e drejtësisë. Do...