Buxheti 2027 prej 4.27 miliardë euro miratohet në Qeveri

Buxheti 2027 prej 4.27 miliardë euro miratohet në Qeveri

Qeveria e Kosovës ka miratuar të hënën në mbledhjen e saj të nëntë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027, në vlerë prej 4.27 miliardë eurosh. Pas miratimit në Qeveri, projektligji duhet t’i procedohet Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe votim. Kryeministri Albin Kurti tha se buxheti i projektuar për vitin e ardhshëm është 200 milionë euro më i lartë se buxheti i rishikuar i vitit 2026 dhe 300 milionë euro më i lartë sesa buxheti bazë i këtij viti. Sipas tij, 908 milionë euro nga shuma e përgjithshme do të shkojnë si financim direkt për komunat e Kosovës. “Nga ky buxhet 908 milionë euro do të shkojnë për komunat. Është buxhet rekord për komunat”, tha Kurti, duke vlerësuar...