Buxheti 2027, ministri Gonxhja: Zgjeron mbështetjen për të rinjtë, më shumë fonde për programe dhe infrastrukturën rinore
Buxheti i vitit 2027 parashikon rritjen e mbështetjes financiare për turizmin, kulturën dhe veçanërisht programet që synojnë fuqizimin e të rinjve. Ministri Blendi Gonxhja, në një intervistë për “News Line” në ABC News, bëri të ditur se fondet do të orientohen drejt zgjerimit të infrastrukturës rinore, shtimit të programeve për të rinjtë e talentuar, mbështetjes digjitale dhe krijimit të mundësive të barabarta për zhvillimin e tyre. Sipas ministrit, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe bashkëpunimit me universitetet dhe institucioneve që përfshijnë të rinjtë në aktivitete kulturore, arsimore dhe sportive. “Programi që mbulohet nga aktiviteti rinor do të kenë fond të tyre. Janë programe të panumërta. Zgjerojmë infrastrukturën rinore, me pika ku të rinjtë mund të mblidhen dhe të kenë takime më të organizuara. Rriten...
Burimi:
javanews.al