Buxheti 2027, mbështetje për artin dhe trashëgiminë kulturore
Arti, kultura dhe trashëgimia kulturore zënë pjesën më të madhe të buxhetit 2027 të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, duke përfshirë financimin për institucionet artistike, muzetë, arkivat, skenën e pavarur dhe investimet kapitale në objektet e trashëgimisë kulturore. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur në një intervistë televizive, se financimi për këta sektorë arrin në 72% të buxhetit të përgjithshëm të ministrisë, duke përfshirë programet artistike, institucionet e kulturës dhe projektet për restaurimin e monumenteve dhe objekteve të trashëgimisë. Sipas tij, nga buxheti total prej 7,65 miliardë lekë, 5,45 miliardë lekë i adresohen artit dhe trashëgimisë kulturore. Ky buxhet është në rritje 3,5% në raport me vitin 2026, teksa mund të kryhen edhe rialokime gjatë vitit përmes akteve normative....
Burimi:
kultplus.com