Buxheti 2027/ Gati 910 mld lekë të ardhura, shpenzime 980 mld lekë, s’ka më rritje pagash
Të ardhurat e parashikuara në draftin paraprak të buxhetit 2027, të siguruara nga Monitor pritet të arrijnë rekordin e rreth 910 miliardë lekëve, ose 30.9% të prodhimit të Brendshëm bruto. Të konvertuara me kursin aktual, buxheti pritet të arrijë një rekord prej gati 10 miliardë eurosh, që gjithsesi në valutë është i fryrë për shkak të zhvlerësimit të euros. Në raport me buxhetin e rishikuar të vitit 2026, që pret të arkëtojë 843 miliardë lekë, të ardhurat vlerësohet të rriten me 7.7%. Një zë i ri i futur në projektbuxhetin e vitit 2027 janë ndihmat nga plani i rritjes, që priten 7.6 miliardë lekë, nga 961 milionë lekë në 2026-n, duke e çuar totalin e ndihmave në një rekord prej 24.2 miliardë lekësh. Burimi kryesor...
Burimi:
syri.net