Buxheti 2027 dhe Antimafia, Komisioni i Ligjeve dëgjon 5 institucione të pavarura! Nga Prokuroria te Kushtetuesja, ja kërkesat për shtesë fondesh

Buxheti 2027 dhe Antimafia, Komisioni i Ligjeve dëgjon 5 institucione të pavarura! Nga Prokuroria te Kushtetuesja, ja kërkesat për shtesë fondesh

Buxheti 2027 dhe Anti-Mafia, Komisioni i Ligjeve zhvillon dëgjesa me 5 institucione të pavarura dhe shqyrton kërkesat për shtesë fondesh Nën drejtimin e kryetarit, Ulsi Manja, Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike vijoi shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026” përmes zhvillimit të dëgjesave me 5 institucione të pavarura lidhur me parashikimet buxhetore për vitin 2027. Mbledhja u shoqërua me relatimet e deputetëve Aulona Bylykbashi dhe Ermal Pacaj, si dhe me opinionin e përfaqësueses së Ministrisë së Financave, Vilma Çausholli. Kërkesat buxhetore të institucioneve të pavarura për vitin 2027 Gjatë seancave të dëgjesave, drejtuesit e institucioneve parashtruan nevojat financiare dhe sfidat infrastrukturore. Prokuroria e Përgjithshme Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Arqilea Koça, konfirmoi se buxheti i planifikuar i përmbush nevojat bazë, por paraqiti “kërkesën shtesë...