Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

Busti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut është hequr nga Lady Samuel’s Garden në Bayswater të Londrës, duke shkaktuar reagimin e ish-ambasadorit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, Mal Berisha. Berisha ka adresuar një protestë publike dhe kërkesë për informacion zyrtar ndaj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasadës shqiptare në Londër, Westminster City Council dhe institucioneve britanike, duke kërkuar sqarime për arsyen dhe mënyrën e heqjes së monumentit. Sipas tij, busti është larguar pa njoftim paraprak të institucioneve shqiptare, autorit të veprës apo komunitetit shqiptar në Britani. Berisha pretendon se për heqjen e tij Ambasada shqiptare është vënë në dijeni vetëm pasi çështja është ngritur nga një aktiviste shqiptare nga Kosova. Monumenti, vepër e skulptorit Kreshnik Xhiku, u përurua më 28 nëntor 2012, në 100-vjetorin...