Bushati i kthehet Ramës: Ti ishe njeriu që i hipe helikopterit për të krijuar këtë gjykatë

Bushati i kthehet Ramës: Ti ishe njeriu që i hipe helikopterit për të krijuar këtë gjykatë

Analisti Andi Bushati ka reaguar pas postimit të kryeministrit Rama ndaj vendimit të Gjykatës së Hagës për ish-krerët e UCK-së. Rama zgjodhi ta komentojë vendimin vetëm me një fjalë. Marre! -shkroi ai në “Facebook”. Pas këtij qëndrimi, Bushati e ka vënë deklaratën e Ramës përballë rolit që, kryeministri shqiptar ka pasur më herët në mbështetjen e Gjykatës Speciale. “Po ndonjë shenjë pendese që e përkrahe këtë gjykatë, ndërkohë që kishte forca politike që jepnin argumentet pse duhej kundërshtuar dhe që more helikopterin për t’ua mbushur mendjen shtetarëve kosovarë…?”, shkruan Bushati në reagimin e tij. Në reagimin e tij, analisti Bushati i referohet një informacioni të transmetuar fillimisht nga televizioni Top Channel. Në 16 Korrik 2015, televizioni që është dalluar për raportime ekskluzive nga qeveria e...