Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, komentoi protestën dhe kërkesat e qytetarëve, duke u ndalur edhe te reagimi i qeverisë. Sipas Bushatit, protesta ka treguar qartë pakënaqësinë e madhe ndaj qeverisë dhe klasës politike. “Protesta na ka treguar që me qeverinë Rama në veçanti dhe me këtë klasë politike në përgjithësi, njerëzit janë të stërlodhur. Në këtë vend ka një pakënaqësi ekstreme”, tha ai. Bushati theksoi se edhe një protestë me pjesëmarrje masive nuk do të garantonte dorëheqjen e qeverisë. “Në këtë vend, ku janë suprimuar zgjedhjet, edhe sikur dy milionë shqiptarë të dalin në shesh, qeveria s’ka pse të japë dorëheqje”, u shpreh analisti. Për të suksesi i protestës duhet parë te mesazhi që ajo ka përcjellë dhe jo...
Burimi:
kohajone.com