Burt Reynolds, ylli i Hollywood-it që la gjurmë në kinemanë amerikane

Burt Reynolds, ylli i Hollywood-it që la gjurmë në kinemanë amerikane

6 September, 2026 - 14:52 Më 6 shtator 2018, bota e kinemasë humbi Burt Reynolds, një prej aktorëve më të njohur dhe më karizmatikë të Hollywood-it. I ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, Reynolds la pas një karrierë më shumë se gjashtëdekadëshe, të shtrirë mes teatrit, televizionit dhe filmit. Ai nisi rrugëtimin artistik në skenë gjatë viteve ’50, përpara se të fitonte njohje përmes televizionit. Roli në serialin “Gunsmoke” e bëri një figurë të njohur për publikun amerikan, ndërsa më pas do të ndërtonte një karrierë të fuqishme në kinema. Filmi “Deliverance” i vitit 1972 shënoi një nga kthesat më të rëndësishme të karrierës së tij. Pas tij erdhën suksese si “The Longest Yard”, “Smokey and the Bandit”, “Hooper” dhe “The Cannonball Run”, duke e...