Burri vret bashkëshorten në sy të nipit 14-vjeçar, arratiset nga vendngjarja

Burri vret bashkëshorten në sy të nipit 14-vjeçar, arratiset nga vendngjarja

Një tjetër grua është vrarë në vend. Ngjarja ka ndodhur në një kompleks banimi pas shkollës “Harry Fultz” në Tiranë, ndërsa në banesë ka qenë edhe nipi 14-vjeçar. Gruaja Lumturie Patushi është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Bashkëshorti Hysni Patushi është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë. Pritet që në vijim të ketë edhe një njoftim zyrtar për detaje të mëtejshme. “Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe,...