“BURG për këdo që i ka shpërndarë”/ Personazhe të njohura reagime të forta për videot e Adrian Hilës
Publikimi i disa videove intime në rrjet, në qendër të të cilave qëndron kompozitori Adrian Hila, ka shkaktuar reagime të shumta nga personazhe të njohura. Në mesin e reagimeve që dënojnë hapur shpërndarjen masive të videove intime të cilat haptazi cënojnë privatësinë e personave të përfshirë, renditen gazetari Blendi Salaj dhe ish-deputetja e PD-së Ori Nebiaj. Në postime të bëra ditën e sotme në rrjet, dyshja e sipërpërmendur përveçse dënon shpërndarjen e pamjeve në fjalë, kundërshton dhe “kënaqësinë” e njerëzve për t’i kushtuar vëmendje ngjarjeve të tilla që lidhen ngushtësisht me jetën personale të personave të përfshirë në këtë mes. Blendi Salaj thekson në reagimin e tij se kënaqësia për të poshtëruar persona të tjerë, nuk na bën neve njerëz më të mirë, ndërsa shton...
Burimi:
ntv.al