Bullgaria zbulon spiunazh kibernetik pesëvjeçar: hakerët vodhën mbi 62 milionë faqe dokumente qeveritare

Bullgaria zbulon spiunazh kibernetik pesëvjeçar: hakerët vodhën mbi 62 milionë faqe dokumente qeveritare

Hakerët kanë vjedhur më shumë se 62 milionë faqe dokumentesh të qeverisë bullgare gjatë një operacioni spiunazhi kibernetik që zgjati pesë vjet. Autoritetet thonë se e kanë ndërprerë atë. Lajmin e bëri të ditur të mërkurën Ministria e Inovacionit dhe Transformimit Dixhital e Bullgarisë. Sipas saj, sulmuesit kanë pasur akses të paautorizuar në rrjetet qeveritare që nga viti 2021. Ata mblodhën informacione të ndjeshme për operacionet shtetërore. Ky është një rast i rëndë i spiunazhit kibernetik në Bullgari, që preku infrastrukturën qeveritare për një periudhë të gjatë. Ministri Ivan Vasilev deklaroi se hakerat kanë shkarkuar të paktën 130 gigabajt dokumente, sasi që i përgjigjet më shumë se 62 milionë faqeve. Sipas ministrisë, hetimet e deritanishme nuk kanë gjetur prova se të dhënat personale të qytetarëve...