Bruno Fernandes refuzon për herë të dytë ofertën e rinovimit të Manchester United
13 Nëntor 2026 14:03 Alfred Lleshi E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United bëhet gjithnjë e më e pasigurt. Sipas “Sky Sports”, kapiteni i “Djajve të Kuq” ka refuzuar ofertën e dytë të klubit për rinovimin e kontratës, e cila përfundon më 30 qershor 2026. Mesfushori portugez 32-vjeçar kishte refuzuar edhe propozimin e parë gjatë verës së kaluar, kur nisën bisedimet mes palëve. Megjithatë, drejtuesit e Manchester United nuk kanë ndërmend të heqin dorë dhe synojnë ta mbajnë lojtarin. Klubi anglez ka gjithashtu një opsion që i lejon ta zgjasë kontratën në mënyrë të njëanshme edhe për një sezon tjetër. Kjo klauzolë do ta pengonte Fernandes të negocionte lirisht me klube të tjera jashtë Anglisë, duke nisur nga janari, për një transferim me parametra...
Burimi:
telesport.al