Brosnan: I dashur Robert, mirë se vjen në botën e Bond-it

Brosnan: I dashur Robert, mirë se vjen në botën e Bond-it

Pierce Brosnan i ka thënë Robert Pattinson-it që “ta shijojë këtë rrugëtim”, pasi u bë e ditur se aktori britanik do të jetë James Bond-i i radhës. Njoftimi u dha të hënën, duke i dhënë fund spekulimeve disavjeçare rreth së ardhmes së serisë së famshme të krijuar nga Ian Fleming. Pattinson do të zëvendësojë Daniel Craig-un, i cili e mori rolin në filmin Casino Royale (2006) dhe u largua pas filmit të tij të pestë, No Time To Die (2021).Aktori irlandez Brosnan ishte personi i pestë që luajti rolin e super-spiunit ikonik, duke filluar me filmin GoldenEye në vitin 1995. Më pas, ai luajti në filmat Tomorrow Never Dies (1997), The World Is Not Enough (1999) dhe Die Another Day (2002).Në një postim në Instagram...