Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

Britania e Madhe ka dislokuar në thellësi të oqeaneve tre nga katër nëndetëset që përbëjnë forcën e saj parandaluese bërthamore. Lëvizja është cilësuar si e pazakontë nga burime të Marinës Mbretërore, të cituara nga gazeta britanike The Times. Sipas praktikës së zakonshme, Britania mban dy nëndetëse në lundrim: një të armatosur me koka bërthamore dhe një tjetër në mision stërvitor. Aktualisht, megjithatë, tre prej katër nëndetëseve bërthamore Vanguard ndodhen në det. Të paktën njëra prej tyre është e pajisur me raketa bërthamore Trident. Ekspertët ushtarakë paralajmërojnë se ky dislokim nuk duhet interpretuar domosdoshmërisht si një kërcënim ndaj Rusisë apo si shenjë e një zhvillimi të menjëhershëm të rrezikshëm. Megjithatë, lëvizja vjen në një periudhë kur autoritetet britanike kanë shtuar deklaratat për gatishmërinë ndaj skenarëve të...