Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

Britania e Madhe do të akordojë 100 milionë paund, rreth 116 milionë euro, për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit. Paketa e re e ndihmës do të përfshijë raketa Patriot, interceptorë të mbrojtjes ajrore, municione artilerie të kalibrit të madh dhe dronë. Ministria britanike e Mbrojtjes bëri të ditur se pajisjet do të sigurohen përmes një programi të NATO-s që mbështet Ukrainën dhe synon të garantojë një furnizim të qëndrueshëm me pajisje ushtarake. Pajisjet pritet të dorëzohen para dimrit dhe do të përdoren për të mbrojtur infrastrukturën kritike, civilët dhe forcat ukrainase nga sulmet ruse. Ukraina mbështetet veçanërisht te sistemet amerikane Patriot për mbrojtjen e hapësirës ajrore nga sulmet me raketa balistike ruse. Megjithatë, Kievi ka raportuar mungesë të interceptorëve Patriot, ndërsa furnizimet...