Breshëri plumbash në Kamëz! Vriten dy vëllezër dhe plagoset i treti, autori ushtarak (Emrat)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në Kamëz, ku dy vëllezër kanë humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri dhe vëllai i tretë ka mbetur i plagosur. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes grupeve, i cili ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit dhe vrasjen e dy vëllezërve. Njëri prej vëllezërve ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri ka humbur jetën rrugës për në spital. Viktimat janë Selam dhe Nazmi Islamaj, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai tjetër, Shefqet Islamaj. Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar Ngushëllim Manzin 40 vjeç, të dyshuar si autor të vrasjes së dyfishtë. Manzi punon si ushtarak. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat...
Burimi:
gijotina.com