“Brenda 2 vitesh, në nivelin e Vierit dhe Tonit…” Mancini dhe një krahasim që të lë pa fjalë në moshën 21-vjeçare
Roberto Mancini, pas fitores së Italisë ndaj Turqisë, bëri një vlerësim të fortë për Pio Espositon, duke e krahasuar me dy legjenda të sulmit italian, Christian Vieri dhe Luca Toni: “Pio? Ka uri për gola, për të luftuar dhe luajtur. Besoj se brenda dy vitesh mund të bëhet një qendërsulmues në nivelin e asaj që ishin Vieri dhe Toni. Për fizikun që ka dhe cilësitë teknike, besoj se mund të bëhet një qendërsulmues i madh”. Në moshën 21-vjeçare, Esposito ka shënuar 7 gola në 13 ndeshje me Italinë. Në të njëjtën moshë, Vieri dhe Toni ende nuk kishin debutuar me kombëtaren. Vieri u grumbullua për herë të parë me Italinë në vitin 1997, në moshën 24-vjeçare, ndërsa Toni debutoi më 2004, në moshën 27-vjeçare. Edhe...
Burimi:
telesport.al