Brazili ka humbur ADN-në, Ançeloti tregon problemin: Brazilianët nuk luajnë në Europë

Brazili ka humbur ADN-në, Ançeloti tregon problemin: Brazilianët nuk luajnë në Europë

Brazili vazhdon të mbetet në një periudhë mjaft të vështirë. Kombëtarja amerikano-jugore është larg shkëlqimit të dikurshëm, teksa përveç trofeve, tashmë i mungon edhe loja e bukur. Karlo Ançeloti ka shpjeguar se ku qendron problemi me lojtarët brazilianë. Sipas trajnerit të seleçaos, futbollistët e rinj brazilianë transferohen në moshë të hershme në Europë dhe nuk marrin minutazh. “Stafi teknik i kombëtares braziliane mendon se problemi me lojtarët e rinj të Brazilit është se ata nuk piqen, sepse nuk luajnë. Ata nuk luajnë këtu dhe nuk luajnë as jashtë vendit. Merrni për shembull rastet e Endrikut apo Estevaos që largohen në moshën 18 ose 19-vjeçare, mbërrijnë në një klub të madh europian dhe nuk marrin minuta loje”, ka thënë Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/