“Bravo rinia!”/ Me syze dhe kapuç, dy djem vendosin stolin në mes të rrugës gjatë protestës
Protesta e thirrur nga studentët në Tiranë është shoqëruar edhe me momente të pazakonta, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve. Gjatë marshimit drejt Kryeministrisë, dy djem të vegjël kanë marrë një stol parku dhe e kanë vendosur në mes të rrugës. Më pas, ata janë ulur të qetë mbi të, ndërsa marshimi vijonte përreth tyre. Të dy shihen me syze, ndërsa njëri prej tyre mban edhe kapuç që i mbulon kokën dhe një pjesë të fytyrës. Veprimi i tyre është pritur me duartrokitje dhe brohoritje nga protestuesit e tjerë, të cilët dëgjohen duke thënë: “Bravo rinia, bravo!”. Momenti është bërë pjesë e skenave të protestës, e cila gjatë ditës është shoqëruar edhe me tensione dhe bllokime të qarkullimit në disa zona të kryeqytetit.
Burimi:
ntv.al