Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Kallëzimi në SPAK i ministrit të Financave, Petrit Malajt, për çështjen e pagave të magjistratëve, është vetëgjyqësi, thotë Erion Braçe. Në një intervistë në “Frontline” në Report Tv, deputeti socialist shpreh të njëjtin argument të artikuluar deri më tani nga qeveria, bazuar te vendimi i Gjykatës Kushtetuese: përcaktimi i pagave i takon Kuvendit. Gjyqtarët duhet të kuptojnë se buxheti i shtetit nuk i përket ministrit, vijon më tej ai. Detyra e ministrisë, shprehet Braçe, është pikërisht ruajtja e buxhetit dhe jo plotësimi i tekave. “Serioziteti i shtetit është A-ja. Në këtë rast, serioziteti i shtetit është në nivele minimale. Gjyqtarët duhet të fillojnë të adoptojnë një sjellje tjetër, prej nëpunësish publikë të shtetit, jo njerëzish që kanë në dorë fatin e gjithkujt. Të kallëzosh ministrin e...