Botuesit gjermanë kundër Metës: Kërkojnë garanci ligjore për përdorimin e lajmeve dhe përmbajtjes mediatike
Dy shoqata të botuesve gjermanë i kanë kërkuar zyrtarisht kompanisë Meta të heqë dorë nga ndryshimet e planifikuara në kushtet e përdorimit, të cilat, sipas tyre, do t'i jepnin kompanisë akses të gjerë në përmbajtjen gazetareske. Shoqata Federale e Botuesve Dixhitalë dhe e Botuesve të Gazetave (BDZV) dhe Shoqata e Medias së Shtypit të Lirë (MVFP) njoftuan të hënën se i kanë kërkuar kompanisë amerikane të nënshkruajë një deklaratë për ndërprerjen dhe mosvazhdimin e këtyre praktikave. Kjo vjen pas ndryshimeve të diskutueshme në kushtet e përdorimit, të cilat Meta kishte planifikuar fillimisht t'i zbatonte. Pas kritikave të shumta, kompania pezulloi zbatimin e tyre për një periudhë të pacaktuar, por nuk i tërhoqi plotësisht këto dispozita. Tashmë, shoqatat e botuesve kërkojnë një angazhim ligjërisht të detyrueshëm...
Burimi:
syri.net