Zyrtari iranian: Mojtaba Khamenei nuk është shfaqur në publik për arsye sigurie

Zyrtari iranian: Mojtaba Khamenei nuk është shfaqur në publik për arsye sigurie

Mojtaba Khamenei IRAN- Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “plotësisht i shëndetshëm” dhe po e udhëheq vendin pavarësisht se nuk është shfaqur në publik që kur ka marrë detyrën, tha një zyrtar iranian për CNN News18. Duke iu drejtuar shqetësimeve për mungesën e supremos së Iranit, përfaqësuesi i Iranit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Ali Bahraini, tha se vendimi lidhej me situatën aktuale të sigurisë. “Arsyeja e mungesës së tij nga publiku është respektimi i konsideratave të sigurisë për shkak të rrethanave të veçanta aktuale”, tha Bahreini, duke shtuar se “ai është plotësisht i shëndetshëm dhe po vazhdon të udhëheqë vendin”. Mungesa e Mojtaba Khameneit nga sytë e publikut Mojtaba Khamenei nuk është parë në publik që nga vrasja e babait...