Zyrtari i NATO-s: Trendet shqetësuese në Ballkanin Perëndimor kërkojnë monitorim të kujdesshëm të situatës

Zyrtari i NATO-s: Trendet shqetësuese në Ballkanin Perëndimor kërkojnë monitorim të kujdesshëm të situatës

NATO po i kushton shumë vëmendje rajonit të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht duke pasur parasysh trendet shqetësuese të viteve të fundit, tha zyrtari i NATO-s, duke theksuar se udhëheqësit lokalë mbajnë përgjegjësi të madhe për stabilitetin e rajonit. Duke folur me gazetarët nga Ballkani Perëndimor në Bruksel, zyrtari tha se Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike dhe se NATO mbetet e përkushtuar fuqimisht ndaj stabilitetit afatgjatë dhe se “nuk do të lejojë që të shfaqet një vakum sigurie në rajon”. “Ne shohim disa tendenca shqetësuese në rajon, veçanërisht në vitet e fundit, të cilat kërkojnë monitorim të kujdesshëm të zhvillimit të situatës”, tha zyrtari, duke kujtuar se incidentet në Kosovë në vitin 2023 kanë shkaktuar shqetësim të madh midis aleatëve sepse nuk ndikojnë vetëm në Kosovë, por kanë potencialin...