Zyrtari i lartë iranian kërcënon Trump: Ki kujdes që të mos eleminohesh

Zyrtari i lartë iranian kërcënon Trump: Ki kujdes që të mos eleminohesh

Kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit e ka paralajmëruar Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se duhet të jetë i kujdesshëm që “të mos eliminohet”. Ali Larijani, një nga figurat më të fuqishme në Iran, tha se “kombi i Iranit nuk ka frikë nga kërcënimet tuaja boshe”, në një postim në X. “Edhe ata më të mëdhenj se ju nuk mund ta eliminonin kombin iranian. Kujdesuni për veten tuaj”, shtoi Larijani, shkruan CNN. Është hera e dytë në ditët e fundit që Larijani ka lënë të kuptohet se Trump mund të jetë në shënjestër. Komentet e fundit të Larijanit ishin në reagim ndaj një postimi në rrjetet sociale nga Trump, në të cilin ai paralajmëroi se Irani do të goditej 20 herë më shumë nëse...