Zyrtar i lartë amerikan: SHBA-të po shqyrtojnë mënyrën e kryerjes së testeve të armëve bërthamore
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA-së tha të martën se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë ende se si ta zbatojnë urdhrin e Presidentit Donald Trump për të rifilluar testimet e armëve bërthamore në SHBA. Nënsekretari i Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare, Thomas DiNanno, i tha një komisioni të Senatit se deri më tani nuk ka pasur diskutime rreth kryerjes së testeve bërthamore atmosferike. SHBA-të nuk kanë kryer një provë të armëve bërthamore në atmosferë që nga viti 1962. Megjithatë, DiNano nuk e përjashtoi mundësinë që SHBA-të të rifillonin testet nëntokësore të armëve bërthamore shpërthyese, të fundit prej të cilave SHBA-të i kryen në vitin 1992. “Ne nuk kemi marrë ndonjë vendim specifik se si do të duket ndonjë...
Burimi:
top-channel.tv