Zvicra paralajmëron për toksinë cereulide në produktin për foshnje
Formula për foshnje nga disa prodhues në Zvicër është e kontaminuar me toksinë cereulide dhe nuk duhet të konsumohet, tha të hënën Zyra Federale Zvicerane e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, transmeton Anadolu. Zyra, e njohur me akronimin gjerman OSAV, tha se formula për foshnje nga prodhues të ndryshëm është prekur, duke përfshirë disa produkte të shitura nën markat BEBA, Alfamino, Bimbosan, Aptamil dhe Babybio. "Për shkak të kompleksitetit të zinxhirëve ndërkombëtarë të furnizimit, aktualisht nuk përjashtohet plotësisht që produkte të tjera të preken," tha OSAV në një deklaratë. Agjencia tha se është në kontakt të ngushtë me ata që janë përgjegjës për sistemet e paralajmërimit të hershëm të Bashkimit Evropian dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të identifikuar shpejt çdo produkt shtesë të kontaminuar. Autoritetet...
Burimi:
syri.net